Modeli i ri Ford Focus arrin në prill
Ndonëse spekulohet se Focusi i ri do të ketë një premierë botërore në panairin e veturave në Gjenevë në mars, adhuruesit e këtij modeli dhe blerësit potencialë duhet të presin promovimin e tij në prill.
Gjenerata e re e Ford do të paraqitet në publik në prill, në një ceremoni të veçantë në Zvicër, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë, sipas Automotive News Europe.
Vetura do të ketë pesë dyer dhe është e mundur të debutojë edhe Ford Focus sedan, derisa versioni karavan pritet më vonë gjatë këtij viti. Ford në vitin e ardhshëm do të prezantojë edhe variantin luksoz Focus Vignale, si dhe versionin sportiv – Focus ST Line.
Gjenerata e katërt e Ford Focus për tregun evropian do të prodhohet në fabrikën Sarlouis në Gjermani. Prodhimi do të fillojë gjatë këtij viti.