Studim: Personat intelegjentë janë më përtacë sesa të tjerët
Hulumtimet e reja duket se e kanë dëshmuar teorinë se personat inteligjentë janë më përtacë sesa të tjerët.
Zbulimet e studimit të SHBA-së e mbështesin idenë se njerëzit me inteligjencë të lartë mërziten më shpejt, gjë që i shpin ata të mendojnë më shumë. Dhe personat tjerë mund të jenë më aktivë fizikish sepse kanë nevojë t’i stimulojnë mendjet me aktivitete të jashtme, qoftë për t’u larguar nga mendimet ose thjesht sepse mërziten lehtë, transmeton Telegrafi.
Sa i përket termeve statistikore, hulumtimet e studimit – të publikuara nëJournal of Health Psychology, janë përshkruar si “tejet të rëndësishme” dhe “të fuqishme”.
Sipas hulumtuesve, personat jo aq inteligjentë mërziten lehtë dhe kësisoj tentojnë ta mbushin kohën e tyre me aktivitete fizike – ndryshe nga inteligjentët (përtacët) të cilët bëjnë një jetë duke qëndruar shumicën e kohës ulur apo duke mos bërë asgjë.
Megjithatë, doktorët rekomandojnë se ky stil i jetës është i dëmshëm dhe sugjerojnë se duhet t’i rrisin nivelet e aktiviteteve fizike për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. /Telegrafi/