Zbulohet ‘teksti bombë’ që u dërgohej përdoruesve të iPhone

Zbulohet ‘teksti bombë’ që u dërgohej përdoruesve të iPhone

Kodi që shkakton pajisjet e Apple “të ngrihen” , u zbulua dhe u lansua nga një zhvillues i softuerit.

Është zbuluar një “tekst bombë”, i cili mund të “ngrijë”  iPhone thjesht duke u dërguar në pajisjen e viktimës.

Zhvilluesi i softuerit, Abraham Masri, zbuloi bug-in dhe tha se ai e lëshoi atë për të tërhequr vëmendjen e Apple pasi paralajmërimet ndaj kompanisë shkuan pa u vënë re, transmeon KosovaPress.

Kodi “teksti bombë” është aq toksik për iPhone – edhe nëse përdoruesit  nuk do të klikonin në linkun që u dërgohet atyre.

Masri ka publikuar kodin ChaiOS, i cili shkakton problemin në sistemin operativ të Apple.

Pasi që kodi i Masri është hequr nga GitHub, një faqe interneti e zhvilluesve, njerëzit nuk janë më në gjendje të dërgojnë tekste të dëmshme që lidhen me të.

“Kam bërë punën time. Apple duhet të marrë të tilla bugs më seriozisht,” shkroi ai.

Apple nuk është përgjigjur ndaj rastit. Është e mundur që kodi mund të përsëritet nga dikush tjetër dhe përdoret për të fikur telefonat,  por në këtë moment, ndërprerja e telefonit është efekti i vetëm negativ që ka.

“Teksti bombë” nuk duket të jetë në gjendje të vjedhë të dhënat ose të lejojë hakerët të marrin kontrollin e iPhone.

Shpërndaje në: