Ja se si mund t’i modifikojmë lajmet që dëshirojmë t’i shohim në Facebook
Rrjeti social Facebook, që përdoret nga miliarda njerëz, ka filluar të bëjë ndryshime të mëdha në lajmet që ju shikoni.
Përderisa deri tash kishte një miks të lajmeve e ngjarjeve të miqve, tani mund të vendosni ju se cilat do të jenë prioritetet e juaja.
E tëra që duhet të bëni për të bëni është të editoni preferencat në ikonën “News Feed”, pastaj klikoni “Edit Preferences”. Pas kësaj hapet një dritare e re në të cilën duhet ta përzgjidhni ikonën “Prioritize who to see first” që ju lejon të caktoni faqet apo shokët prej të cilëve dëshironi informacione.
Në të njëjtën kohë, mund të fshihni përditësimet nga faqet dhe miqtë nga të cilët nuk dëshironi të merrni informacionet.