Zuckenberg: Këto lajme do të kenë prioritet në Facebook tash e tutje
Facebook ka njoftuar se do te mbështesë burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.
Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë se do t’u jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.
Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rankohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.
Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rreme dhe propagandës.
“Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, shkruan Zuckerberg.