A duhet t’iu jepni para të pastrehëve? Absolutisht po
Duket se dikush e ka lexuar paksa përmbys pjesën ku Orwelli përshkruan sesi gjuha politike, Newspeak – me gramatikën dhe fjalorin e kufizuar – është bërë që të shtrembërojë mënyrën sesi njerëzit mendojnë dhe i kontrollojnë qëndrimet publike. Posterat që ishin vënë në Gloucester duke e treguar njërin duke veshur një xhup, nën përshkrimin “A jeni vërtetë njerëz të pastrehë?”, duke nënkuptuar që njerëzit që nuk kishin strehë nuk ishin të pastrehë, por “njerëz të akomoduar, që merrnin ndihmë dhe beneficione të ndryshme”. Ky përdorim dashakeq i Newspeak-ut na tregon tendencën për të ndaluar të ndjerit keq për njerëzit në nevojë, nën pretendimin se po na edukonin dhe informonin. Madje edhe e jepnin një arsyetim të hollë – për çudi – që ndihma ndaj tyre nuk ishte në të vërtetë ndihmë fare. Kjo nuk është Newspeak. Kjo është të folurit e dyfishtë. Orwell ka shkruar për një shtet totalitar për të cilin duhet të brengosemi të gjithë.
Pra, kjo është propaganda. Por çka thonë faktet?
Gjatë kohës që e kalova me të pastrehët në Londër duke mbledhur të dhëna për librin tim “Katër këmbë nën tokë” – e takova një të tillë që quhej Benji i cili më tha, “Pse jemi të pastrehë, për atë zot? Po, mendon që do të braktisja gjithçka, do të zbrazja llogarinë bankare dhe do t’ua jepja njerëzve që të flija në rrugë. Po po, padyshim!”
Askush me mendjen në kokë nuk mendon se është gjë e zgjuar të ulesh në një trotuar duke u ngrirë e duke e vuajtur poshtërimin e njerëzve derisa iu kërkon pak centë. Dhe në të vërtetë ka shumë njerëz aty jashtë që janë seriozisht të sëmurë mendërisht dhe që kaotikisht luftojnë për mbijetesë. Po nëse janë disa prej tyre mashtrues, ani çka? Këta e përbëjnë një përqindje aq të vogël sa nuk përbëjnë kurrfarë interesi ose relevante për pamjen e gjerë: pse kanë filluar rrugën tona të duken si në skicat e William Hogarthit?
Asnjëherë nuk e kam takuar ndonjë person që i pëlqen të të lutet. Shumica ndiheshin të ofenduar. Disa iknin duke refuzuar që ta bënin. Është një pjesë e tmerrshme e një jete të tmerrshme, e jetuar nën qiell të hapur, duke qenë të vëzhguar dhe të paragjykuar. Uria, vetmia, sëmundja fizike, të qenët i rrahur, e ndonjëherë i dhunuar janë disa nga pasojat e të qenët i pastrehë. Por nuk mund ta shohësh gjithë këtë në posterin që e përmendëm.
Pastrehshmëria nuk është një zgjedhje ‘lifestyle’-i i klasave kriminale, pavarësisht përpjekjeve që bëhen për t’iu bindur juve se është ndryshe. Zor që mund të quhet jetë biles.
Njerëzit janë të pastrehë për shumë arsye të ndryshme – shkaku i dhunës shtëpiake ose abuzimeve seksuale, humbjes së punës dhe partnerit zakonisht në të njëjtën kohë, shkaku i lënjes së sistemit shëndetësor shkaku i parave të dobëta ose shkaku i sëmundjeve të rënda mendore – për t’i përmendur vetëm disa.
Disa njerëz thjesht nuk mund t’ia dalin në jetë kur ajo iu shembet papritur.
Pa asnjë përjashtim, ata shumë njerëz me të cilën kisha kënaqësinë të kaloja kohën kishin dhimbje të tmerrshme. Askush nuk po kënaqej me një jetë si ajo dhe të gjithë kishin shpresën dëshpërimtare se një ditë, ndoshta, do të kishin mundësi të jetonin më mirë.
Posteri e përdori një karikaturë të një njeriu të pastrehë që e ushqente koncepton që një person që është i pafytyrë nuk është fare person. Nuk mund t’iu them sesa shumë njerëz të pastrehë kam takuar të cilët thanë se më e keqja nga të gjitha ishte kur njerëzit silleshin me ta si të ishin të padukshëm, ose që nuk ekzistonit fare.
Tashmë nuk është e mjaftueshme që t’i fajësojmë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen – por edhe duhet që t’i kriminalizojmë.
A duhet t’iu japin atyre para? Absolutisht po.
Atyre iu duhen dhe kjo është më e pakta që mund të bëni, pavarësisht që nuk do ta zgjidhni problemin e të pastrehëve vetëm me ato para. Çantat e gjumit, ushqimi i ngrohtë dhe ilaçet qetësuese janë poashtu të mirëpritura. Ideja që njerëzve të pastrehë nuk mund t’iu besohet me paratë që iu jepni është tepër e keqe. Ata nuk janë fëmijë. Nuk janë budallenj. Ata janë të pastrehë dhe të trishtuar. Shumë prej tyre iu duhet një ndihmë mjekësore dhe psikiatrike. Nëse e gjithë kjo do të ishte e lejueshme – siç nënkupton posteri djallëzor – atëherë nuk do të kishte fare problem me të psatrehët. Paratë tuaja do të shpenzoheshin në ushqim, gazeta, kafene dhe artikuj tualeti. Shumë prej tyre përpiqen të bindin të tjerët shumë që të arrijnë të kenë një natë në ndonjë hostel ndokund. Disa të tjerë i shpenzojnë ato në alkol dhe drogë.
Është kjo e fundit që duket se i mërzit disa njerëz. Përdorimi i drogës nuk është shenjë e një dështimi moral ose e një qëndrimi frikacak. Njerëzit që i kam takuar e që përdornin droga të klasës së parë kishin shumë pak zgjedhje. Pa një dozë të përditshme [që kushton goxha] ata do të sëmuren shumë keq, brenda pak orësh: do të vjellin, do të kenë diarre dhe do të kenë spazma torturuese muskulare. Dhe besomëni, pas disa ditësh në të ftohtë duke qëndruar me ata njerëz derisa bëja hulumtimin tim, me shumë zor ia dilja mbanë të gjeja derën pa e pirë një sasi të madhe gjini. E bëja çdo natë derisa shkoja në shtëpi. Për njerëzit që jetojnë në rrugë, pija mund t’i ndihmojë që të heqin turpin dhe sikletin e të luturit/lypurit për para.
Por t’i lëmë menjanë drogën dhe pijet alkolike. Kjo është një shmangie, mjaft e vlefshme për qeverinë e trilluar të Orwellit. Nëse qeveria jonë vërtetë mendon se do të kishte garantuar shërbime për gjithë këta njerëz në nevojë – do të krijonte një shoqëri që do të prodhonte më pak njerëz në një gjendje të një dëshpërimi e rrënimi total. Dhe padyshim, që nuk do të prodhonte askënd që të na tregonte se është në rregull të mos iu ndihmojmë atyre në nevojë.
Posteri i Gloucesterit lajmëron prishjen e sensit të brendshëm për mirësinë që e ndajnë shumica prej nesh. Mos e lini të ndodhë.
*Autori i këtij shkrimi e ka botuar një libër [Katër këmbë nën tokë] që përbëhet nga tridhjetë tregime të ndryshme të njerëzve të pastrehë me vetë fjalët e tyre
Përktheu e përshtati: Periskopi