Apple ka një lajm të rëndësishëm
Shefi i Apple, Tim Cook, tha se përditësimi i ardhshëm në iOS11 do t’iu mundësojë përdoruesve të vendosin vetë nëse sistemi “qëllimisht” do të ngadalësojë punën e telefonit për hir të baterisë apo jo.
Pasi muajin e kaluar kompania pranoi se qëllimisht kishte ngadalësuar modele të vjetra të iPhone, për shkak të problemeve të mundshme me bateri, publiku u çua në këmbë dhe pati edhe disa padi.
Në një intervistë me ABC News, Cook thotë se përditësimi i ri iOS11 që do të lëshohet muajin e ardhshëm do të ketë aftësinë për përdoruesit të zgjedhin vetë.
“Ne u japim njerëzve njohuri për shëndetin e baterisë dhe e gjithë kjo do të jetë shumë transparente. Ne nuk kemi bërë deri tani, “tha ai.
Cook tha gjithashtu se iOS 11 do të informojë përdoruesit për ‘tkurrjen automatike të performancës’ për të parandaluar ndaljen e papritur të telefonit.
“Nëse nuk e doni këtë, fikeni”, thotë ai dhe shton se kjo nuk është e dëshirueshme.
Përndryshe, Apple u kërkoi falje përdoruesve për ngadalësim të qëllimshëm dhe në përditësimin e ri përdoruesit do të ketë mundësinë për të zgjedhur vetë.