Bitcoin do të shkojë në $100,000, parashikon analisti

Bitcoin do të shkojë në $100,000, parashikon analisti

Nëse jeni njëri prej atyre investitorëve i cili ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës në kuletën e tij, sigurisht se jeni duke u ndjerë pesimist rreth kriptovalutave.

Por një analist ka një lajm të mirë për ju, pasi thotë se Bitcoin do të arrijë vlerën në 100,000 dollarë këtë vit.

Kay Van-Petersen, një analist në bankën daneze Saxo, thotë se monedhës më të famshme virtuale në botë mund t’i rritet vlera deri në 100,000 dollarë këtë vit.

Në dhjetor të vitit 2016, ai kishte parashikuar se Bitcoin do të arrijë në $2,000 në vitin 2017, dhe u dëshmua se ai kishte të drejtë kur vlera e kësaj monedhe tejkaloi parashikimin në maj dhe arriti kulmin në dhjetor prej 20,000 dollarë, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se rëniet e fundit në Bitcoin mund të jenë shenjë se rritja e tij e madhe është rrugës.

Kjo grafikë shfaq performancën e keqe të Bitcoin gjatë javës së fundit:

Nëse tregjet e ardhshme dalin të suksesshme, rruga e kriptovalutave mund të jetë e artë.

“Bitcoin ka pasur një rënie prej 50%, që është e shëndetshme. Por ne ende nuk e kemi parë efektin e plotë të kontratave të të ardhmes”, tha Van-Petersen për CNBC.

Ai sugjeroi se Bitcoin do të “ri-vlerësohet” me një çmim edhe më të lartë dhe shtoi: “Është sikur ndërtimi i një fondacioni, pastaj do të ri-vlerësohet pak më lartë”.

Bitcoin ka rënë në çmim pothuajse përgjysmë këtë javë, me ekspertë të shumtë që e kanë përshkruar rënien si “gjakderdhje”.

Rënia e tij u nxit nga frika se të gjitha kriptomonedhat do të pësojnë rënie globale. Banka e Gjermanisë, Bundesbang, ka bërë thirrje për një rregullim global të Bitcoin, përderisa Ministri i Financave në Francë ka kërkuar rregulla më të ashpra për kriptomonedhat.

Shpërndaje në: