Lansohet kamera e re e avancuar e Logitech

Lansohet kamera e re e avancuar e Logitech

Tani, kompania Logitech ka lansuar ueb-kamerën e re të quajtur C922 përmes të cilës do ta zëvendësojë tërësisht modelin C920, transmeton Koha.net. C922 vjen me specifika të avancuar dhe me të njëjtin çmim si të C920.

Logitech C922 praktikisht është identike me modelin C920, por me aftësinë e shtuar për incizuar videot prej 720 pikselë e 60 fps. Po ashtu, kjo kamerë më shumë promovohet si ideale për shikuesit, sepse vjen me programin XSplit dhe një mbajtës të vogël (tripod) me tre këmbë varësisht nga versioni të cilin e blejnë konsumatorët.

Një nga funksionet më interesante të kamerës C922 është softueri Personify ChromaCam, i cili zbulon se ku gjendet përdoruesi në kornizë (frame) dhe në mënyrë dinamike heq çfarë ka prapa përdoruesit. Kjo mundëson efekte të tilla si ekrani jeshil apo sfondi.

Kamera Logitech C922 është në dispozicion me çmim prej 100 dollarë.

Shpërndaje në: