Ëndrrën e Kingut apo makthin e Trumpit: cilën do ta zgjedhë Amerika?
Le ta themi troç: Presidenti Trump është racist i bardhë! Gjatë dy ditëve të kaluara, shumë kanë e kanë shkruar, e kanë folur dhe e kanë bërtitur këtë fakt, por vyen ta themi sërish: Presidenti Trump është racist i bardhë! Pse ta përsërisim? Sepse shumë njerëz e kanë pasur iluzionin që Amerika është një komb ‘post-racist’, ku racizmi është vetëm sporadik, jofrekuent, dhe i shprehur nga njerëz në margjina, të lënë anash nga një Amerikë tjetër, masivisht e ‘mirë’ dhe e ‘pafajshme’.
Kjo është gënjeshtër, madje shumë e keqe. Duhet të përballim të vërtetën e tmerrshme. Dhe Amerika është tepër frikacake kur vjen puna te përballimi i të vërtetave të tmerrshme për veten.
Kështu, ndërsa ne e festojmë ditëlindjen e Dr.Martin Luther King-ut, na duhet të përballemi me faktin se jemi në një udhëkryq moral. A mundet Amerika me kurajë të jetësojë ëndrrën e Dr.King-ut, ose a do të shkojë teposhtë te fanatizmi e racizmi, duke preferuar jetësimin e makthit të z.Trump në vend të saj? Në autobiografinë e tij, derisa merret me kryengritjen paqësore të njerëzve në Indi, Dr.King-u shkruan, “Mënyra e të pranuarit të diçkaje të pakënaqshme në heshtje çon në vetëvrasje morale dhe shpirtërore.” Ata prej nesh që palëkundshëm duan të jetojnë, dhe të jetësojnë ëndrrën e Dr.Kingut, nuk duhet të heshtin tash, veçanërisht kur paralajmërimet profetike të tij po i ndeshim tash.
Një natë para se të vritej nga një i bardhë në ballkonin e dhomës së tij, Dr.Kingu shkroi: “Amerika do të shkojë në ferr nëse ne nuk përdorim resurset e saj të mëdha për t’i dhënë fund varfërisë dhe për ta bërë të mundur për të gjithë fëmijët e zotit që t’i përmbushin nevojat më bazike të jetës.” Presidenti ynë aktual, i mbushur me urrejtje dhe neveri për këta fëmijë, është mishërimi i tmerrshëm i kësaj profecie.
Dëshpërimisht neve na duhet njëri-tjetri këtë moment të një krize morale të një ndarjeje racize malicioze. A do t’i ngrisim zërat tanë kolektivë kundër racizmit të bardhë të z.Trump dhe ndaj atyre që e shfajësojnë ose atyre që e vrasin vetë-shkatërrueshëm çdo shpresë për t’u bërë vetet tona më të mira? Dr.Kingu poashtu na paralajmëroi neve që “vjen një kohë kur heshtja bëhet tradhëti.” Për ta nderuar Dr.Kingun, ne nuk duhet të rrimë të heshtur, dhe të mos e tradhëtojmë trashëgiminë e tij.
Shumë amerikanë vuajnë nga nevoja obsesive për të shpallur ‘pafajësinë’, që është ndryshe, të gënjesh vetveten. Dhe një gënjeshtër e tillë është pjesë e shthurrjes sonë morale. Ndërsa shumë njerëz do ta mohojnë, dhe do të vazhdojnë të gënjejnë duke shpallur ‘pafajësinë,’ tonë, unë po lexoj lajme shumë shqetësuese: Racizmi i bardhë është i vendosur rehatshëm brenda Zyres Ovale, i mishëruar në presidentin tonë të 45, i tillë që është, siç mendoj se do të pajtoheshin shumë, dhe do të duhej, pa asnjë hezitim, racist i bardhë. Ka ende shumë që i rezistojnë një karakterizimi të tillë, por z.Trump e ka përdhosur aspiratën simbolike të Amerikës, duke i rinxjerrë në shesh forma të ndryshme të diskursit të supremacizmit të bardhë, për të cilin një pjesë e madhe do të thoshin se villet vetëm nga Ku Klux Klan-i [KKK].
Z.Trump nuk i duhet të marshojë në Charlottesville, duke e mbajtur një pishtar. Atij nuk i duhet ta brohorasë slloganin nazist. “Gjak dhe tokë.” Atij nuk i duhet të veshë një mantell të KKK-së. Atij nuk i duhet që publikisht t’iu thotë njerëzve “zezakë.” Ne tashmë kemi mjaftueshëm evidencë. Ne e njohim shpirtin e këtij perandori. Si fëmija i vogël [shën.i përkthyesit: autori po i referohet tregimit “Rrobat e reja të mbretit”]në tregimin e Hans Christian Andersenit, unë refuzoj të gënjej dhe nuk kam pse të shtirem: Z.Trump është i zhveshur!
Më 11 janar, z.Trump i gjendur në telashe nga ligjvënësit të cilët kërkonin që Amerika të rikthente mbrojtjen për emigrantët e vendeve si Haiti, El Salvadori, dhe shtetet afrikane, raportohet të ketë pyetur, “Pse neve n’a vijnë vetëm njerëz nga vende muti?” Sipas disa njerëzve të pranishëm, z.Trump kishte sygjeruar që në Amerikë të merrnin më shumë njerëz nga vende si Norvegjia. Nëse e marrim se e gjithë kjo është e vërtetë, dhe unë nuk kam arsye që të dyshoj, ne as që mund të ikim nga e gjithë kjo. Nuk ka diçka që mund të mjegullojë këtë.
Baza e supremacistit të bardhë të Trumpit do të bëhet edhe më e trimëruar nga thirrja e tij për t’i “folur mendjes.” Udhëheqësit në Partinë Republikane mund ta konsiderojnë këtë si një ‘çështje zemre’ [‘Ne nuk e njohim zemrën e presidentit’], “frazim i dobët” ose komente si “të nxjerra jashtë kontekstit”. Disa prej tyre, përfshirë vetë presidentin, tashmë po e mohojnë që ai ka thënë diçka të tillë, edhe pse shumë njerëz e kanë konfirmuar atë gjë.
Problemi me të gënjyerit, me mjegullimin dhe me shfajësimet, megjithatë, është që presupozohet të thuash më shumë gënjeshtra, duke e pezulluar të vërtetën, përmes shfajësimeve. Këto fjalë nga z.Trump përbëjnë plagë për këtë komb, një thikë në zemër të asaj që merrej se ishte ‘fisnike’ te Amerika. Dhe nëse jemi të ndershëm, do të pajtohemi që dëmi kombëtar e ndërkombëtar i bërë nga z.Trump së fundi me egërsinë e tij të bardhë raciste ka një çmim shumë të lartë për t’u paguar, një tragjedi e madhe morale. Dhe, edhe ata që qëndrojnë të heshtur, do të jenë poashtu të akuzuar.
Me shfaqjen e fundit publike, z.Trump, e ka shtyer më tej imagjinatën e bardhë raciste. “Vrimë muti” i referohet edhe tualeteve edhe anusit. Dhe sërish, në gojën e z.Trumpit, mund t’i nënkuptojë të dyja. Ta marrim drejtë. Vendet si Haiti, El Salvadori dhe ato afrikane janë indikative të vendeve ku depozitohen fekalet ose t ëvendeve nga të cilat dëbohen ato fekale. Në secilin rast, haitianët, salvadorianët dhe afrikanët kanë kuptimin në imagjinatën raciste të Trumpit si “të ndyrë,” “mbeturina,” të atilla që mbajnë erë.
Këta janë ata njerëz që sjellin me vete “kontaminimin,” [haitianët, të cilët të gjithë kanë AIDS] që funksionon si figurë për papastërtinë, ndodjen dhe korrupsionin. Kjo i shërben narrativës nativiste të z.Trump për ta bërë Amerikën të madhe sërish; është që ta bëj Amerikën të bardhë, ‘të pastër,’ ‘të papërlyer’ dhe ‘morale’ sërish. Nuk është e rastësishme që ata të cilët i preferon Trumpi janë nga Norvegjia. Në fund të fundit, për z.Trump, ata janë ‘të pastër,’ ‘të pandotur’ dhe ‘të moralshëm’ – figurë për të bardhën.
Z.Trump mund ta ketë marrë këtë nga një doracak nazist. Ideologjia naziste e kishte përqafuar nordicizmin, që thoshte se të bardhët në Evropën Veriore ishin ‘superiorë,” ose mbinjerëz. Qartë, z.Trump, si Hitleri, ka preferencë për tipin nordik. Kjo nuk është thjesht injorancë nga ana e presidentit; ky është një mëkat moral i rendit më të lartë. Siç Dr.Ibram X.Kendi e tha fuqishëm dje në The Times, z.Trump nuk është presidenti i parë racist, por ne duhet të ngritemi që të kërkojmë më me forcë që kjo ideologji të mos zë vend në Zyren Ovale.
E sërish, filozofikisht, z.Trump nuk është aq larg nga ‘gjeniu’ antropologjik Imannuel Kanti i cili, në “Mbi Racat e ndryshme njerëzore,” shkroi që raca e parë, që qartësisht është e bardha, ishte “shumë i bardhë, i të ftohtit të lagësht.” Jobefasueshëm, Kanti thoshte që të zinjtë, sepse janë të zinj, janë budallenj. Këta janë të njëjtit njerëz të zinj që z.Trump i kishte karakterizuar duke thënë: “Ju jetoni në varfërinë tuaj. Shkollat tuaja nuk janë të mira. Nuk keni punë. Çka në dreq do të humbisni?”Përgjigjja është e qartë: Do të humbin shpirtin te një racist.
Është e çuditshme, apo jo? Nga ‘vrima e mutit’ të Afrikës, jeta njerëzore ka evoluar. Mendoj se z.Trump e dinte një gjë të tillë. Në fund të fundit, ai është një “gjeni shumë i qëndrueshëm.”
Sociologjisti Joel Kovel shkroi që “neveria ose aversioni është manifestimi më thelbësor i racizmit modern të Amerikës.” Kjo është pse kemi de jure segragim. Njerëzit e bardhë nuk duan të jenë “të kontaminuar” nga trupat e zinj duke u përzier me ‘gjakun e keq.’ Njerëzit e bardhë kanë shprehur neveri drejt nesh që racializoheshim si të zinj. Ne konsideroheshim si ‘të ndyrë’; diçka që duhej të hiqej, dhe të mbahej në vendin e saj. Njerëzit e bardhë refuzonin të preknin të zinjtë përveç nëse ishte në termet e tyre perverse të bardha. Si fekalet, ne ishim të përjashtuar nga vendet ku rrinin të bardhët, ne cilësoheshim si ‘të pacivilizuar’ [dmth, jo të bardhë].
Boll tragjikisht, Kanti, filozofi ynë mbi të cilin u ngrit Iluminizmi, gjithashtu mendonte që ‘të zinjtë mbajnë erë.” Siç tha studiuesi Jan Nederveen Pieterse, “Nuk është çudi që sapuni u bë edhe simbol edhe kut i civilizimit.” Reklamuesit e Dove do të duhej të dinin historinë e tyre.
Frikësohem për Amerikën; frikësohem për shpirtin e Amerikës. Jemi në mes të një krize morale, një të cilës kam frikë se nuk kemi mundësi t’i konfrontohemi. Në fakt, është e atillë prej të cilës Amerika nuk mund të mëkëmbet asnjëherë. Nëse do të ishin vitet 30, unë sinqerisht besoj që Hitleri dhe regjitimi i tij nazist do të aprovonin diskursin racist të Trumpit. Ky nuk është një spekulim i hapur, veçanërisht jo derisa propaganda naziste e kohës, siç argumentonte sociolgu gjerman Stefan Kuhl, e justifikonte trajtimin e hebrejëve duke bërë me gisht nga trajtimi racist i Amerikës ndaj njerëzve me ngjyrë.
Çështja këtu është se Amerika po e përballte një telashe të madhe morale. Nazistët po thoshin që Amerika e bardhë, në shumë mënyrë, ishte njësoj si ne.
Nëse amerikanët janë mjaftueshëm kurajozë, mjaftueshëm moralë, dhe nëse kanë ndërgjegjje të fortë, një sens të gjerë të historisë, dhe nëse refuzojnë të luajnë lojën e rrezikshme dhe idiote të të shitur të shpirtërave për lojalitet partiak, vetëm atëherë ndoshta do të ishim të përgatitur të pranonim të vërtetën që Amerika e ka humbur çdo standard moral që dikur pretendonte se e kishte. Ne përfundimisht nuk jemi “drita e botës” Nëse sjellja supremaciste e bardhë e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk vihet re dhe ndalet, atëherë Amerika duhet të fshehë fytyrën e saj, të ikë me turp, dhe të deklarojë humbjen nacionale e internacionale morale. Amerikanët duhte të bërtasin me sa zë që kanë, “Amerika është moralisht e bankrotuar nga Donald Trumpi.” Amerika e ka bërë një marrëveshje faustiane, një që shumë politikanë janë të paguximshëm ta luftojnë.
Z.Trump vazhdon t’i trimërojë supremacistët e bardhë derisa iu thotë nënkuptueshëm që është mirë të jenë ata që janë.
Sipas logjikës së tij, kishte faj në të dyja anët kur Amerika luftoi kundër fashizmit gjerman; kishte faj në të dyja anët kur amerikanët e veriut i ndeshën ata të jugut; kishte faj në të dyja anët kur amerika luftoi për pavarësinë e saj kundër Britanisë, kur të zinjtë u rebeluan kundër skllavërisë amerikane, dhe kur amerikanët nativë, ose indogjenët, luftuan kundër shpopullimit kolonial dhe kur gratë luftuan dhe po luftojnë kundër ngacmuesve e sulmuesve të tyre. Unë jam i sigurtë që, do të fajësohem që e quajta z.Trump racist. Ku të tërheqim vijën? Kam besim që shumë prej nesh e dinë ku, por që presidenti nuk ia ka idenë. Dhe kjo duhet të na frikësojë të gjithë neve.
Periskopi