Flini më shumë, nëse doni të konsumoni më pak sheqer
Studimet tregojnë se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, konsumojnë më shumë ushqime të cilat përmbajnë sasi më të mëdha të sheqerërave, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Çelësi për të ndaluar kosumimin e ushqimeve jo të shëndetshme, të cilat përmbajnë shumë sheqer, sic duket është shumë i thjeshtë, mjafton të flini pak më shumë.
Sipas një studim që është realizuar së fundmi, nga King’s College në Londër, personat të cilët përgjatë një muaji kanë fjetur mjaftueshëm, ndjeshëm iu është ulur sheqeri në organizmin e tyre, karahasuar me ata persona të cilët kishin fjetur më pak.
Sipas këtij studimi personave të cilët për tre ditë rresht flinin edhe vetëm 20 minuta më shumë , iu është ulur dëshira për të konsumuar ushqime që përmbajnë sheqer dhe rrjedhimisht iu është ulur edhe sasia e sheqerit në organizëm.
Studimet e mëparshme kanë treguar se privimi i gjumit mund të shkaktojë që njerëzit të hanë 385 kalori më shumë gjatë ditës. Kjo është arsyeja se pse njerëzit që flenë më pak kanë mundësi të shtojnë peshë më shumë.
“Fakti që zgjatja e gjumit çoi në uljen e marrjes së sheqernave të lirë, me të cilat nënkuptojmë sheqernat që i shtohen ushqimeve nga prodhuesit ose në gatim në shtëpi, si dhe sheqerna në mjaltë, shurup dhe lëng frutash, sugjeron se një ndryshim i thjeshtë në stilin e jetës mund t’i ndihmojë njerëzit që të jenë më të shëndetshme”, thotë Dr Wendy Hall. /Periskopi/