Franca fillon hetimet ndaj Apple (Video)
Prokurorët në Francë duan të dinë pse Apple ngadalëson iPhones e tij më të vjetër.
Për shumë klientë, Apple dhe ajfonët e tij janë më të mirët në treg.
Kjo ishte deri në muajin e fundit, kur kompania pranoi ngadalësimin e modeleve të vjetra.
Kompania Apple tha se është bërë për të mbrojtur jetëgjatësinë e baterisë, por përdoruesve nuk u ishte thënë një gjë e tillë, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Disa dyshojnë se kishte një motiv tjetër – se kompania po përpiqej t’i bindte konsumatorët për të blerë një model të ri.
Rastet ligjore janë gjithashtu në proces në Shtetet e Bashkuara.
Një senator amerikan ka kërkuar përgjigje nga kryeshefi i Apple Tim Cook.
Si do të ndikojë gjithë kjo në besimin e konsumatorëve rreth produkteve të Apples?/Periskopi/