Testet e PISA-s po e dëmtojnë arsimin – thonë akademikët e njohur
Në këtë letër adresuar z.Andreas Schleicher, drejtorit të Programit të OECD-së PISA, akademikët nga anë-e-mbanë botës shprehin shqetësime të thella në lidhje me rëndësinë e testeve të Pisa-s dhe thirrjes për ndalimin e tij. Kjo letër është botuar në vitin 2014 në Guardian, dhe vjen e përkthyer në shqip nga Periskopi
Zoti Dr.Schleicher,
Po të shkruajmë në kapacitetin tuaj si drejtor i Programit të PISA-s. Tash në vitin e saj të 13-të, PISA njihet anë e mbarë botës si një instrument që rangon vendet e OECD-së dhe ato që nuk bëjnë pjesë në OECD sipas masave për arritjen akademike të nxënësve 15 vjeçar në matematikë, shkencë dhe lexim. Të administruara çdo tri vjet, rezultatet e PISA-s priten me ankth nga qeveritë, ministrat e arsimit, dhe nga bordet redaktoriale të gazetave, dhe citohen si autoritative në një numër të madh raportesh politike. Ky test ka filluar që thellësisht t’i ndikojë praktikat e arsimit në shumë vende. Si rezultat i PISA-s, vendet po e rregullojnë sistemin arsimor me shpresën që të përmirësojnë rangimin e tyre. Mungesa e përparimit në PISA ka çuar në shpallje të krizës dhe në “tronditjen e PISA-s” në shumë vende, e shoqëruar me thirrjet për dorëheqje, dhe për reforma sipas parametrave të këtij testimi.
-Ne jemi tepër të shqetësuar në lidhje me rrjedhojat negative të rangimit të PISA-s. Këto janë disa nga shqetësimet tona.Ndërsa testimet e standardizuara janë përdorur në shumë vende me dekada të tëra [pavarësisht vërejtjeve shqetësuese rreth validitetit dhe qëndrueshmërisë së tyre], PISA ka kontribuar në një përshkallim të testimeve të tilla dhe e kanë rritur dramatikisht mbështetjen në masa kuantitative [sasiore]. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, Pisa është invokuar si një justifikim i madh për programin e “garës për në majë”, i cili e ka rritur përdorimin e testimeve të standardizuara për nxënës -, mësues -, dhe administrues vlerësues, që rangojnë dhe emërtojnë nxënësit, ashtu si mësuesit dhe administruesit sipas rezultateve të testeve gjerësisht të njohura si defektuoze [shihni, për shembull, rënien e pashpjegueshme të Finlandës nga maja e listës së PISA-s].
-Në politikat arsimore, PISA, me ciklin vlerësues tre vjeçar, ka shkaktuar një kthim të vëmendjes në ndreqje afat-shkurtëra të problemeve me arsimin që ndihmojnë vendin të ngjitet në rangim, e jo të zgjidhin problemet e tyre reale. Hulumtimet kanë treguar pambarimisht se ndryshimet në praktikat arsimore kërkojnë dekada, dhe jo pak vite, që të realizohen plotësisht. Për shembull, ne e dimë që statusi i mësuesve dhe prestigji i të mësuarit si një profesion kanë një influencë të fortë në cilësinë e instruksioneve, por që statusi ndryshon shumë në kultura të caktuara dhe nuk mund të ndikohet lehtësisht nga politikat afat-shkurtëra.
-Duke e theksuar një shtrirje të ngushtë të aspekteve të matshme të arsimit, PISA ia heq vëmendjen objektivave të matshme e të pamatshme arsimore si zhvillimi fizik, moral, qytetar e artistik, prandaj me rrezik e ngushton imagjinatën tonë kolektive duke marrë parasysh atë për çka edukimi/arsimimi është dhe duhet të jetë.
-Si një organizatë e zhvillimit ekonomik, OECD-ja është natyrshëm e lidhur me favorizimin e rolit ekonomik të shkollave [shtetërore] publike. Por të përgatisësh të rinjtë e të rejat për punësim të frytshëm nuk është i vetmi, e madje as më kryesori qëllim i arsimimit/edukimit publik, që duhet të përgatis studentët që të pjesëmarrin në vetëqeverisje demokratike, veprime morale dhe për një jetë me zhvillim personal, me rritje e mirëqenie.
-Për dallim nga organitazat e Kombeve të Bashkuara [OKB] të tilla si UNESCO apo UNICEF që kanë mandate legjitime e të qarta për të përmirësuar arsimin dhe jetën e fëmijëve gjithandej botës, ndërkohë që OECD-ja nuk e ka atë mandat. Dhe nuk ka, tash për tash, mekanizma të pjesëmarrjes efektive demokratike në procesin e saj vendim-marrës në arsim.
-OECD-ja ka përqafuar “partneritetin publiko-privat” dhe ka hyrë në aleancë me kompani multinacionale që kanë karakter përfitues, e të cilat forcohen financiarisht nga deficitet – reale e të perceptuara – që vihen në pah nga PISA. Disa prej këtyre kompanive sigurojnë shërbime arsimimi në shkollat amerikane dhe në distriktet shkollore në një bazë masive, me përfitime, ndërsa poashtu ndjekin plane për të zhvilluar arsimin elementar me karakter përfitues në Afrikë, ku OECD-ja planifikon të prezantojë programin PISA.
-Më së fundi, dhe më së rëndësishmi: regjimi i ri i PISA-s, me ciklin e saj të vazhdueshëm të testimit global, lëndon fëmijët tanë dhe i varfëron klasët tona ku mbahet mësim, siç paevitueshëm përfshin bateri më të gjata të testimit me zgjedhje të shumta, duke iu hequr autonominë mësuesve. Në këtë mënyrë PISA e ka rritur më tej nivelin e lartë të stresit në shkolla, që e bën me rrezik mirëqenien e studentëve dhe të mësuesve.
Këto zhvillime janë në konflikt të hapur me parimet e pranuara gjerësisht të praktikave të mira të arsimimit dhe demokracisë:
-Asnjë reformë dhe asnjë rrjedhojë e saj nuk duhet të bazohet në vetëm një matës të ngushtë cilësie.
-Asnjë reformë dhe asnjë rrjedhojë e saj nuk duhet të shpërfillë rolin e rëndësishëm të faktorëve jo-arsimor, mes të cilëve edhe pabarazinë e lartë socio-ekonomike mes vendeve të ndryshme. Në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, pabarazia është rritur dramatikisht përgjatë 15 viteve të fundit, duke shpjeguar hendekun e madh e në zgjerim arsimor mes të pasurve e të varfërve që përpiqen të reformojnë arsimimin, pa rëndësi se çfarë metodash të sofistikuara përdoren.
-Një organizatë si OECD-ja, si çdo organizatë që thellë e afekton jetën e komuniteteve tona, duhet të jetë e hapur për përgjegjësi demokratike nga anëtarët e këtyre komuniteteve.
Përktheu e përshtati nga Guardian, Periskopi
Sinqerisht,
Andrews, Paul Professor of Mathematics Education, Stockholm University
Atkinson, Lori New York State Allies for Public Education
Ball, Stephen J Karl Mannheim Professor of Sociology of Education, Institute of Education, University of London
Barber, Melissa Parents Against High Stakes Testing
Beckett, Lori Winifred Mercier Professor of Teacher Education, Leeds Metropolitan University
Berardi, Jillaine Linden Avenue Middle School, Assistant Principal
Berliner, David Regents Professor of Education at Arizona State University
Bloom, Elizabeth EdD Associate Professor of Education, Hartwick College
Boudet, Danielle Oneonta Area for Public Education
Boland, Neil Senior lecturer, AUT University, Auckland, New Zealand
Burris, Carol Principal and former Teacher of the Year
Cauthen, Nancy PhD Change the Stakes, NYS Allies for Public Education
Cerrone, Chris Testing Hurts Kids; NYS Allies for Public Education
Ciaran, Sugrue Professor, Head of School, School of Education, University College Dublin
Deutermann, Jeanette Founder Long Island Opt Out, Co-founder NYS Allies for Public Education
Devine, Nesta Associate Professor, Auckland University of Technology, New Zealand
Dodge, Arnie Chair, Department of Educational Leadership, Long Island University
Dodge, Judith Author, Educational Consultant
Farley, Tim Principal, Ichabod Crane School; New York State Allies for Public Education
Fellicello, Stacia Principal, Chambers Elementary School
Fleming, Mary Lecturer, School of Education, National University of Ireland, Galway
Fransson, Göran Associate Professor of Education, University of Gävle, Sweden
Giroux, Henry Professor of English and Cultural Studies, McMaster University
Glass, Gene Senior Researcher, National Education Policy Center, Santa Fe, New Mexico
Glynn, Kevin Educator, co-founder of Lace to the Top
Goldstein, Harvey Professor of Social Statistics, University of Bristol
Gorlewski, David Director, Educational Leadership Doctoral Program, D’Youville College
Gorlewski, Julie PhD, Assistant Professor, State University of New York at New Paltz
Gowie, Cheryl Professor of Education, Siena College
Greene, Kiersten Assistant Professor of Literacy, State University of New York at New Paltz
Haimson, Leonie Parent Advocate and Director of “Class Size Matters”
Heinz, Manuela Director of Teaching Practice, School of Education, National University of Ireland Galway
Hughes, Michelle Principal, High Meadows Independent School
Jury, Mark Chair, Education Department, Siena College
Kahn, Hudson Valley Against Common Core
Kayden, Michelle Linden Avenue Middle School Red Hook, New York
Kempf, Arlo Program Coordinator of School and Society, OISE, University of Toronto
Kilfoyle, Marla NBCT, General Manager of BATs
Labaree, David Professor of Education, Stanford University
Leonardatos, Harry Principal, high school, Clarkstown, New York
MacBeath, John Professor Emeritus, Director of Leadership for Learning, University of Cambridge
McLaren, Peter Distinguished Professor, Chapman University
McNair, Jessica Co-founder Opt-Out CNY, parent member NYS Allies for Public Education
Meyer, Heinz-Dieter Associate Professor, Education Governance & Policy, State University of New York (Albany)
Meyer, Tom Associate Professor of Secondary Education, State University of New York at New Paltz
Millham, Rosemary PhD Science Coordinator, Master Teacher Campus Director, SUNY New Paltz
Millham, Rosemary Science Coordinator/Assistant Professor, Master Teacher Campus Director, State University of New York, New Paltz
Oliveira Andreotti Vanessa Canada Research Chair in Race, Inequality, and Global Change, University of British Columbia
Sperry, Carol Emerita, Millersville University, Pennsylvania
Mitchell, Ken Lower Hudson Valley Superintendents Council
Mucher, Stephen Director, Bard Master of Arts in Teaching Program, Los Angeles
Tuck, Eve Assistant Professor, Coordinator of Native American Studies, State University of New York at New Paltz
Naison, Mark Professor of African American Studies and History, Fordham University; Co-Founder, Badass Teachers Association
Nielsen, Kris Author, Children of the Core
Noddings, Nel Professor (emerita) Philosophy of Education, Stanford University
Noguera, Pedro Peter L. Agnew Professor of Education, New York University
Nunez, Isabel Associate Professor, Concordia University, Chicago
Pallas, Aaron Arthur I Gates Professor of Sociology and Education, Columbia University
Peters, Michael Professor, University of Waikato, Honorary Fellow, Royal Society New Zealand
Pugh, Nigel Principal, Richard R Green High School of Teaching, New York City
Ravitch, Diane Research Professor, New York University
Rivera-Wilson Jerusalem Senior Faculty Associate and Director of Clinical Training and Field Experiences, University at Albany
Roberts, Peter Professor, School of Educational Studies and Leadership, University of Canterbury, New Zealand
Rougle, Eija Instructor, State University of New York, Albany
Rudley, Lisa Director: Education Policy-Autism Action Network
Saltzman, Janet Science Chair, Physics Teacher, Red Hook High School
Schniedewind, Nancy Professor of Education, State University of New York, New Paltz
Silverberg, Ruth Associate Professor, College of Staten Island, City University of New York
Sperry, Carol Professor of Education, Emerita, Millersville University
St. John, Edward Algo D. Henderson Collegiate Professor, University of Michigan
Suzuki, Daiyu Teachers College at Columbia University
Swaffield, Sue Senior Lecturer, Educational Leadership and School Improvement, University of Cambridge
Tanis, Bianca Parent Member: ReThinking Testing
Thomas, Paul Associate Professor of Education, Furman University
Thrupp, Martin Professor of Education, University of Waikato, New Zealand
Tobin, KT Founding member, ReThinking Testing
Tomlinson, Sally Emeritus Professor, Goldsmiths College, University of London; Senior Research Fellow, Department of Education, Oxford University
Tuck, Eve Coordinator of Native American Studies, State University of New York at New Paltz
VanSlyke-Briggs Kjersti Associate Professor, State University of New York, Oneonta
Wilson, Elaine Faculty of Education, University of Cambridge
Wrigley, Terry Honorary senior research fellow, University of Ballarat, Australia
Zahedi, Katie Principal, Linden Ave Middle School, Red Hook, New York
Zhao, Yong Professor of Education, Presidential Chair, University of Oregon