Samsung prezenton televizorin modular

Samsung prezenton televizorin modular

Samsungu prezantoi The Wall, një televizor modular me microLed, i cili lejon një definicion më të mirë në ngjyra dhe tone më ndriçuese dhe të zezë më të thellë.  Me teknologjinë microLed nuk kërkohet mekanizmi i ndriçimit në panel, meqë  çdo Led i vogël ka një aftësi për të qenë vetë burimi i dritës. Për më tepër nuk harxhon dhe i jep kohëzgjatje më të madhe ekranit. Duke qenë se është modular televizori mund të përshtatet në madhësi të ndryshme. Në panair u prezantua një model 145 polësh, po dimensionet u rregulluan sipas shijeve të përdoruesit.

Kjo është një nga përfitimet që ofron kjo pajisje  që mund të mblidhet si një tetris. Ashtu si ndodhi me The frame ekrani mund të projektojë vepra arti. Ka një funksion për të parë fotografitë dhe një tjetër që quhet dritarja dhe rikrijon pamje të ndryshme mjedisi në mënyrë që përdoruesi të transferohet të paktën mendërisht drejt destinacioneve të ëndrrave të tij. Prezantimi zyrtar i The  wall-it do të bëhet në mars.

Inteligjenca artificiale që shndërron gjithçka në 8K

Kompania prezantoi gjithashtu edhe televizorin QLED me inteligjencë artificiale të ndërfutur që lejon të shndrrohet çdo material me një rezolucion të ulët në rezolucion 8K. Kjo mundësohet falë një algoritmi të futur në televizor që rregullon rezolucionin sipas karakteristikave të pixel-ve. Kjo teknologji me 8K punon në disa nivele: redukton prishjet në imazh, restauron bordet dhe siguron një definicion në ngjyra, rregullon cilësinë e tingullit. Ky televizor do të dalë në gjysmën e dytë të vitit në nivel ndërkombëtar dhe akoma nuk është përcaktuar çmimi.

U shqua edhe mbërritja e Bixby-t, asistenti virtual i Samsungut, që ishte një sukses i Samsung galaxy S8 dhe që tani do të shtrihet në të gjithë produktet si p.sh televizorë. Bixby lehtëson ndërveprimin mes televizorit dhe përdoruesit që do të mund ta përdorin përmes komandave të zërit për të operuar me aparatin. Gjithashtu u shquan funksione të reja të platformës IoT të samsungut, smartthings për të menaxhuar televizorët dhe aparate në mënyrë sa më të thjeshtë. Panairi CES do të hapet zyrtarisht nesër dhe do të mund të shijohen risi në një sërë stendash që shtrihen në një hapsirë prej 225 mijë metra katrorë në këtë ekspozitë. / Bota.al

Shpërndaje në: