Si të mos frikësohemi që të jemi idiotë?

Si të mos frikësohemi që të jemi idiotë?

‘Idioti i brendshëm” është një nocion që përdoret për të përshkruar pjesën substanciale, tepër ndikuese dhe tepër të fshehur të secilit prej nesh. Thellë ne frikësohemi se mos bëhemi idiotë. Është ajo që dyshojmë se jemi në orët tona më të errëta – dhe është ajo të cilën thjesht duhet ta pranojmë, me humor dhe elegancë, se shpesh, natyrisht, vërtetë jemi.

Një jetë e mirë nuk është ajo kur ne si budallenj besojmë që mund ta vrasim ose ta shmangim ‘idiotin e brendshëm’. Një jetë e mirë është ajo në të cilën të vetmin art të mundshëm për ne: një bashkëjetesë të ndjeshme. Idioti i brendshëm e bën në momente të ndryshme vetveten të madh e të vogël. Idioti është i ngathët: harron emra, harron dokumente me rëndësi, e derdhë ushqimin në këmishë e i merr puthjet gabim. Ndonjëherë flet pa vend, ndërhyn në momente të papërshtatshme. Belbëzon e skuqet. Tërbohet vetëm sepse injorohet përkohësisht. Sheh komplote kundër tij, ku ka vetëm aksidente, dhe i jep të drejtë vetes kur përballet qoftë me kritikën më të vogël. Për idiotin, gjithnjë dikush tjetër ka faj.

Idioti i brendshëm është fëmijë në një ditë të keqe. Ne e njohim idiotin e brendshëm nga brenda dhe mund të supozojmë që është unik. Në fakt, ai paraqet atë që mund të quhet vetja “e ulët” e të gjithë njerëzimit.  Janë vetëm mbetjet e sjelljeve të mira që i kanë bërë idiotët e brendshëm të të tjerëve më pak të dukshëm për ne – dhe prandaj që e bëjnë idiotin tonë të duket si një përjashtim tekanjoz.

Shumica e dijes konsiston në të pranuarit që idioti i brendshëm nuk do të largohet asnjëherë dhe në të kuptuarit që ne duhet prandaj që të provojmë të formojmë një relacion të mirë me të. Të provosh që ta ndalësh daljen e idiotit të brendshëm frymëzon një varg veçorish fatkeqe. Për shembull, ne mund të humbasin konfidencën dhe të rritemi si njerëz të duruar e shumë të kujdesshëm në mënyrë që të paraqitemi të pranueshëm për të tjerët.

Mund të mos e ftojmë dikënd për të dalë me të, ose për të kërkuar rritje rroge, pastaj mund të mos shkojmë kurrë në udhëtime vetëm, ose mund të mos e mbajmë asnjë fjalim në publik, të gjitha këto lëvizje që kërkojnë një rrezik të kalkuluar të të rrëmbyerit nga idioti. Ose ndryshe, duke e mohuar idiotin brenda nesh, mund të rritemi si njerëz shumë pompozë dhe të ngurtë.

Asgjë nuk na bën të dukemi më shpejt absurdë se ngulmimi ynë në seriozitetin tonë.

Në marrëdhëniet që kemi, nuk mund të ketë gjenerozitet më të madh sesa t’i thuash partnerit/partneres, herët, se si është idioti yt i brendshëm; t’i japësh atij/asaj një hartë rrugësh – dhe gjithnjë të kërkosh falje me shpejtësi e ngrohtësisht kur na pushton neve.

Asnjëri prej nesh nuk duhet të provojë që të gjejë një partner të cilit i mungon idioti i brendshëm [është e pamundur]; ne duhet të zbulojmë më shumë në lidhje me llojin e idiotit që ata e kanë.

Në një botë më të mençur, një pyetje krejtësisht standarde dhe aspak ofenduese në një darkë romantike do të ishte: “Përshkruaje idiotin tënd?”

Shkolla më e mirë për të mësuar rreth idiotit të brendshëm është komedia. Thelbi i komedisë është ekspozimi i veprimeve idiote në një mënyrë që ndjell qeshje simpatike, e jo kriticizëm të vrazhdë. Artistët stand-up, dinë si të ripërshkruajnë idiotin e tyre me dashamirësi – dhe t’iu mësojnë të tjerëve që të veprojnë njësoj.

Dashuria është një tjetër zgjidhje për problemin e idiotit të brendshëm. Në kuptimin e saj më të pjekur, dashuria nënkupton të takosh papritur [encounter] dhe eventualisht, të përqafosh idiotin e tjetrin dhe që e merr atë jo me frikë ose si fyerje – por me gjithë imagjinatën dhe gjenerozitetin me të cilin një prind mund të shikojë fëmijën e dy dy vjeçar derisa inatoset dhe i skuqen faqet.

Nuk është aq mirë që kemi idiotin brenda nesh. Në fakt, është një shqetësim i pafund. Ama, ne nuk mund të kërkojmë diçka tjetër.

Një shoqëri e mençur do të ishte shumë ambicioze që të kuptonte, akomodonte dhe të falte idiotin tonë të brendshëm brenda secilit – dhe do të përkushtohej në gjetjen e zgjidhjeve për zbutjen dhe kufizimin e influencës së tij.

Është një prej arritjeve më të mëdha njerëzore fakti që ne mundemi më në fund të largohemi nga pikëpamja që e shihte dikënd si ‘idiot’ – që të jemi të aftë t’i konsiderojmë ata si një krijesë shumë më pak ofenduese dhe shumë më hibrid moralisht – si “idiotë të dashur”.

Përktheu nga The School of Life, Periskopi.

Shpërndaje në: