Nëse ju pengon përtypja me zë nga dikush tjetër, vuani nga mizofonia
Nëse përtypja me zë që vjen nga goja e dikujt që ndodhet afër jush dhe kjo ju bën plotësisht të çmendur, atëherë është e mundshme të keni një lloj çrregullimi mendor.
Kjo gjendje quhet mizofonia – urrejtja ndaj tingujve, transmeton KP.
Mizofonia është një çrregullim për të cilën njerëzit që vuajnë prej saj i pengojnë përtypet me zë të lartë, frymëmarrje, ose për shembull, klikimi i vazhdueshëm i stilolapsit. Ajo u shënua së pari si një “gjendje” në vitin 2001.
Shkencëtarët në Universitetin e Newcastle kanë zbuluar gjatë hulumtimeve se te njerëzit që vuajnë nga mizofonia aktivizohet një pjesë e caktuar e trurit kur dëgjojnë “zërin”.
I njëjti hulumtim ka treguar se njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim kanë anomali në mekanizmat e kontrollit emocional.
Kur dëgjojnë “tingujt”, njerëzit që vuajnë nga mizofonia kanë simptoma të tilla si rrahje të përshpejtuar të zemrës dhe djersitje.