Operacion i rrallë në Kosovë: 20 vjeçarit i hiqet plumbi pa i prerë kraharorin (Foto)
Një operacion i rrallë, madje i pari në Kosovë, është realizuar nga disa doktorë.
Ky operacion ka të bëjë me heqjen e plumbit nga kraharori, plumb i cili gjendej afër zemrës së një 20 vjeçari.
Doktor Salih Krasniqi, përmes një postimi në facebook i ka treguar edhe fotografitë se si është realizuar operacioni.
Por ky operacion, është bërë pa u prerë fare kraharori dhe ka zgjatur vetëm 19 minuta.