Një ide e mirë gjermane për 2018-n

Një ide e mirë gjermane për 2018-n

ATHINË – Deri në 2016-n, gati të gjithë evropjanët e kishin kuptuar që politikat radikale dhe reformat institucionale ishin thelbësore për të rigjallëruar projektin evropjan. Reformat serioze ende pengohen nga mosmarrëveshje e zakonshme lidhur me atë se çka duhet bërë – të tillën, Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron e kishte përshkruajtur si “lufta e shenjtë” mes elitave gjermanve dhe franceze.

Viti veç sa mbaroi, dhe u përshkua nga zgjedhja e një presidenti francez sipas qejfit të kancelares gjermane Angela Merkel, gjë që demonstroi se, tashmë nuk ka rëndësi se kush udhëheq në Berlin e në Paris, ose se sa shumë e pëlqejnë ata njëri-tjetrin. “Lufta e shenjtë” vazhdon, madje edhe nëse raketet me të cilat njëra palë shkatërron propozimet e tjetrës mbështillen me pëlhurë diplomatike.

Në zemrën e kësaj lufte franko-gjermane është përplasja mes dy R-ve: përkushtimi gjerman për të korrektësi kundër dobësisë së Francës për rishpërndarje. Zyrtarët gjermanë përshëndesin çdo propozim nga qeveria franceze duke ia llogaritur mendërisht kostot e tyre taksapaguesve gjermanë. Dhe, pas çdo kundër-propozimi të tyre, zyrtarët francezë shohin ndonjë dredhi për t’u fshehur prapa rregullave në atë mënyrë që elitat gjermane të marrin ‘tortën’ e tyre dhe ta hanë atë. Rrëshqitja e vazhdueshme e Evropës në stagnim e diskreditim është rrjedhoja e natyrshme e saj.

Ndoshta ngulmimi gjerman për korrektësi është i drejtë, megjithëse jo në kuptimin që zyrtarët gjermanë e kuptojnë. Unë nuk mundem, me një ndërgjegjje të mirë, të mbaj anën e njëjtë me ndonjë ithtar grek, italjan apo francez të rishpërndarjes nëse propozimet e tyre dhunojnë parimet e korrektësisë. Të bësh atë që është e drejtë, padyshim, që është më mirë se të bësh atë që është e gabuar, por e përshtatshme. Por, atëherë shtrohet pyetja: cila është gjëja e duhur për t’u bërë? Dhe qysh mund të pajtohemi për ndonjë përgjigjje, duke pasur interesa të ndryshme, dispozicione të ndryshme e poashtu edhe prapavijë të ndryshme kulturore?

Një gjë është e sigurtë: ne kurrë nuk do ta kuptojmë korrektësinë si duhet nëse udhëhiqemi vetëm nga ‘interesat’ tona. Qorrsokaku i Evropës është kryesisht shkaku i ngecjes mes dëshirave, objektivave e shqetësimeve kundërshtuese: frikërat e gjermanëve për një rend greko-latin gjithnjë do të ndjellë frikërat e francës për një perandori gjermane, dhe anasjelltas. Por nëse dëshirat dëmtuese çojnë në një qorrsokak, dhe dështojnë të zbulojnë rrugën e drejtë, atëherë ku qëndron çelësi i korrektësisë?

“Të gjithë duhet t’i kryejmë detyrat tona” – një replikë goxha gjermane – vetëm sa e zhvendos mosmarrëveshjen në një plan tjetër, ku ne pafundësisht debatojmë për detyrimet tona. Të gjithë të çmendurit me pushtet, në fund të fundit, besonin që po e bënin detyrën e tyre. Kështu që, pyetja që shtrohet është kjo: “Qysh mund ta dijë se cilat janë detyrat e mia?” Një përgjigjje teiste është e papranueshme, marrë në konsideratë krimet monstruoze që u bënë nga fanatikët e bindur se po e përmbushnin një detyrim hyjnor.

Përgjigjjen më të mirë e kam gjetur në Gjermani: te Imannuel Kanti, që të jem më i saktë. Për Kantin, që kishte telashe në ridefinimin e etikës në një epokë të re të shoqërive të tregut, detyra jonë mundet dhe duhet të deduktohet nga kapaciteti ynë për racionalitet. Jo në shijet personale, që janë të ndryshme dhe nuk ofrojnë rrugë të sigurtë drejt lumturisë apo virtytit, detyrimet mund të dalin nga një mekanizëm logjik, i përbashkët për të gjithë njerëzit.

Të jesh racional nënkupton më shumë se thjesht të jesh i aftë që të vendosësh mjetet tua në mënyrë efiçiente në mënyrë që t’i mbërrish qëllimet tua. Të gjitha sojet e kafshëve janë të afta që të përdorin mjetet në dispozicion për të mbërrirë qëllimet e caktuara. Por, njerëzit janë unikë, ngulmonte Kanti, sepse, për dallim nga qentë dhe macet, ne mund t’i kalojmë dëshirat tona përmes gjykimeve racionale. Ne mund të pyesim veten, “Unë e pëlqej X-in, por a duhet ta bëj?” Dhe mund të përgjigjemi, “Është detyra ime të bëj Y-in, ani që Y-i me gjasë do të më çojë në një rrjedhojë të papëlqyeshme për mua, marrë parasysh pritjet e asaj që njerëzit presin që unë të bëj.”

Por nëqoftëse shenja e një personi racional është aftësia e tij që të veprojë sipas arsyes duke e transcenduar analizën e çmim-përfitimit, qysh mundet detyra ynë racionale të deduktohet paanësisht, dhe e çliruar nga ndikimi i interesave apo paragjykimeve personale?

Kanti n’a jep një shembull të famshëm: Gjuha është ajo që n’a dallon neve nga speciet e tjera; pa të, ne jemi thjesht kafshë. Megjithëse të gënjesh shpesh shpaguhet mirë, nëse të gjithë do të gënjenim gjatë gjithë kohës, gjuha do të bëhej e papërdorshme. Njerëzit racionalë, përfundon Kanti, duhet të pranojmë se e kanë për detyrim që të përmbahen nga praktika [e të gënjyerit] që, nëse adaptohet nga secili menjëhershëm, do të prishte shpikjen tonë më të çmueshme [gjuhën].

Asnjë zot nuk është i nevojshëm, e asnjë moralizim nuk kërkohet, që të demonstrojmë detyrimin tonë për të thënë të vërtetën. Një arsyetim praktik mjafton: Në një botë ku të gjithë gënjejnë është ajo në të cilën racionaliteti njerëzor, që varet krejtësisht te gjuha, vdes. Kështu që, është detyra jonë racionale që të themi të vërtetën, pavarësisht përfitimeve që sjell të gënjyerit.

E përdorur te shoqëritë e tregut, ideja e Kantit nxjerr konkluzione fascinuese. Reduktimet strategjike në çmime duke e kufizuar një kompetitor nga kalimi i testit të detyrave racionale [për aq gjatë sa çmimet nuk bien nën koston e përballueshme]. Në fund të fundit, duke prodhuar sasi maksimale në çmime minimale është grali i shenjtë për çdo ekonomi. Por shkrtimet strategjike të pagave në nivelet më të ulta të mundshme nuk mund të jetë racionale, sepse rezultati do të jetë një kolaps katastrofal, shkaku i zhdukjes së kërkesës së përgjithshme.

Duke iu kthyer Evropës, parimet e Kantit nënkuptojnë detyrime të rëndësishme për qeveritë dhe politikat. Dhe Gjermania e Franca do të ishin përgjegjëse për braktisjen e detyrave të tyre për të mbajtur funksionale Evropën.

Nëse tepricat e Gjermanisë, tash për tash që arrijnë deri në 9% të GDP-së, do të univerzalizoheshin, me çdo qeveritë e çdo shteti anëtar, sektorin privat, euroja do të shkonte në kulm, duke shkatërruar manufakturimin e mbarë Evropës. Barazisht, deficitet greko-latine do ta kthenin evropën në një rast koshi.

Triku, dhe detyra jonë racionale është të përqafojmë politikat dhe të ndërtojmë institucione që janë konsistente me një tregti të balancuar dhe me rrjedhën financiare. Thënë ndryshe, korrektësia autentike gjermane nuk mund të arrihet pa një formë të rishpërndarjes që është e paevitueshme të përplaset me interesat e, të themi, oligarkisë franceze e greke, shumë të llastuara për të pranuar paqëndrueshmërinë e tyre.

Një kritik i kësaj ideje gjermane për të reformuar Evropën mund të pyes me shumë të drejtë se pse çdokush duhet të kryej detyrën racionale, e të mos mbetet në rrugën e tyre të interesave të ngushta? E vetmja përgjigjje e zëshme është: sepse nuk ka asnjë alternativë racionale. Ose, se alternativat janë të gjitha hipokrite.

Përktheu e përshtati: Periskopi

Shpërndaje në: