Mishi i përpunuar shton rrezikun e kancerit të prostatës

Mishi i përpunuar shton rrezikun e kancerit të prostatës

Kanceri i prostatës është sëmundja më e zakonshme në Britaninë e Madhe te meshkujt.

Ushqimi i mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gjendjes, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kanceri i prostatës zakonisht zhvillohet ngadalë, kështu që shenjat dhe simptomat e gjendjes janë të vështira për t’u identifikuar, transmeton KP.

Më shumë se 40,000 raste të reja të kancerit diagnostikohen çdo vit dhe ngrënia e ushqimeve specifike mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të gjendjes.

“Ka prova të mjaftueshme se mishi i përpunuar rrit mundësitë e kancerit”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Konsumimi i frutave dhe perimeve, dhe dieta e pasur me fibra, mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës, kanë pohuar edhe shkencëtarët. Por, në rastin e mishit të përpunuar, sipas tyre, ky klasifikim bazohet në dëshmi të mjaftueshme nga studimet epidemiologjike se mishi i përpunuar shkakton kancer kolorektal.

Shpërndaje në: