Modelet “Kia Soul” dhe “Carens MPV” do të dalin në shitje në fund të vitit
Modelet “Kia Soul” dhe “Carens MPV” janë rifreskuar dhe do të dalin në shitje në fund të vitit 2016. Veturat e reja debutimin e tyre publik e kanë te “2016 Paris Motor Show”.
Risi përbën motori i ri i “Kia Soul”, me 201 kuaj fuqi, me transmisionin me shtatë shpejtësi. Mundësia e “Soul”, nga zero deri në 100 shpejtësinë e arrin për 7.5 sekonda, ndërsa që shpejtësia maksimale e tij është 196 kilometra në orë. Transmisioni me shtatë shpejtësi automatik, ofron mundësitë “Normal”, “Eco” dhe “Sport”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nga brenda posedon ulëset me lëkurë me qepje të portokalltë. I gjithë brendi dhe linja e “Soul” është rifreskuar, përfshirë drita të reja të mjegullës dhe reflektorë. Po ashtu posedon edhe ekranet për informim rreth sistemit të punës, përfshirë këtu edhe “N Apple CarPlay” dhe “Android Auto”. Posedon edhe kamerën ndihmëse gjatë parkimit, portin e ri “USB”. Po ashtu, “Blind Spot Detection” dhe “Rear Cross Traffic Alert” janë në dispozicion te risia “Soul”.