Receta me dy përbërës për të zhdukur çdo njollë në fytyrë

Receta me dy përbërës për të zhdukur çdo njollë në fytyrë

Kujdesi për fytyrën duhet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë e shëndetshme. Është shumë e rëndësishme që për të pasur një lëkurë të bukur dhe pa njolla, ju nuk duhet të përdorni produkte që përveçse të shtrenjta përmbajnë edhe një gamë të gjerë substancash të dëmshme, shkruan Shije.al.

Këto produkte nuk janë efektive ndaj duhet t’i shmangni sa më shumë të mundni. Në vend të tyre, duhet të mendoni për mënyra të tjera si maskat natyrale të cilat mund t’i përgatisni edhë vetë në shtëpi.

Duke miksuar produkte që ju përdorni edhe si ushqim, do të mund të keni një fytyrë që e keni dëshiruar gjithmonë: pa njolla dhe plot shkëlqim.

Përbërësit:

1 patate
½ limon

Përgatitja:

Së pari qeroni pataten, lajeni mirë, prejeni në copa dhe shtonjeni në një blender. Më pas, shtrydhni një gjysmë limoni dhe shtojeni lëngun e tij tek patatet.

Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene të cilën do ta përdorni si maskë për fytyrën.

Aplikojeni këtë maskë në lëkurën tuaj me lëvizje rrethore dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Shpërndaje në: