Pse Amerika Latine i ka kthyer shpinën së majtës?
SANTIAGO – Në zgjedhjet e nëntorit në Kil, vota anti-establishment ishte emri i lojës. Një koalicion i majtë i ri populist, i modeluar sipas Podemos-it spanjoll, mori një të pestat e votave. Shumë figura të etabluara në jetën politike, përfshirë presidentin e Senatin, i humbën ulëset në Kongres. Komentuesit u ngutën të thonin se kishte një kthim të elektoratit kah e majta.
E megjithatë, në raundin e dytë të votimeve që u mbajt më 17 dhjetor, kiljanët e kthyen miliarderin Sebastián Piñera në pallatin presidencial. Si është e mundur? Dhe çka zbulon ky paradoks për gjendjen e politikës në Kil dhe rajon?
Në pjesën më të madhe të shtypit ndërkombëtar, narrativi standard thotë diçka kësisoj: shkaku që Amerika Latine bën shpërndarjen e të ardhurave më të pabarabatën në botë, priret të zgjedhë reformuesit e majtë. Kur reformuesit e mbajnë fjalën dhe ofrojnë përfitime gjeneroze sociale, votuesit e duan dhe kërkojnë që të mbajnë të njëjtin person ose të njëjtën parti në qeverisje.
Nëse bota do të funksiononte kaq thjeshtë, atëherë Michelle Bachelet, presidenti socialist kiljan – që i ngriti taksat për të pasurit, i rriti të ardhurat për të varfërit, mundësoi edukim universitar falas, dhe që e dërgoi një projektligj me pensione shumë gjeneroze – do t’ia kishte dalë mbanë të zgjedhte vazhduesen e saj. Por nuk ia doli.
Sot, vetëm dy nga pesë kilenët e aprovojnë mënyrën sesi ajo u kujdes për këto reforma. Koalicioni i saj i majtë është çarë, socialistët tradicionalë dhe partitë socialdemokrate i kanë humbur ulëset në Kongres, dhe makthi i saj më i madh u bë realitet: përsëri [ndodhi afër vitit 2010] ajo duhej t’ia dorëzonte detyrën konservatorit, Piñera.
Kili nuk është unik në këtë aspekt. Votuesit në Argjentinë dhe Peru së fundi kanë preferuar biznesmenë të suksesshëm [Mauricio Macri dhe Pedro Pablo Kucynski, respektivisht] të alternativave populiste, të majta e të djathta. Në Brazil, Dilma Rousseff u akuzua dhe u hoq nga zyra. Partia e saj e punëtorëve [PT] kollapsoi në popullaritet dhe administrata pro-biznes që erdhi u lidh mjaft mirë me atë që duket të jetë një trend rajonal.
Pse votuesit latino-amerikanë po heqin dorë nga e majta populiste ose gjysëm-populiste? Shpjegimi standard është korrupsioni. Në Argjentinë dhe Brazil, sigurisht, dikush mund të mos kuptojë ndryshimet më të fundit politike pa iu referuar së kaluarës së Peronistëve dhe Partisë Punëtore. Dhurata më e mirë që administrata e Macrit mund të merrte ishte zbulimi i një ish-ministri personist derisa përpiqej të fshihte miliona dollarë e euro në një vend lokal.
Por ky shpjegim i thjeshtë nuk përputhet me Kilin. E vërtetë, i biri dhe e bija e Bachelet-it ishin përfshirë në një marrëveshje të fshehtë shtetërore. Por Piñera nuk është shenjt. Në vitin 2007, për shembull, rregullatori i sigurisë së Kilit e gjobiti atë për marrëveshje të brendshme. Në shumë vende, kjo do kishte qenë fundi i karrierës së tij politike – dhe ai ka edhe të tjera çështje me ligjin.
Kështuqë, pse kilenët votuan për të?
Një arsye është Kili i keqdiagnostikuar i majtë i Bacheletit. Kur studentët dolën në rrugë në vitin 2011, edhe grupe të tjera u bashkuan, intelektualët e majtë e interpretuan këtë si një refuzim të asaj që u quajt “modeli”: një ekonomi e bazuar në tregun që ishte e hapur për botën, me një rol të madh për sektorin privat në provizionet e shërbimeve publike të tilla si shëndeti, edukimi dhe pensionet.
Administrata e Bachelet-it i kishte shkurtuar financat për shkollat private, e kishte hequr edukimin pro-profitit, refuzoi të ndërtonte spitale të reja përmes partneritetit publiko-privat, dhe nuk do të lejonin firmat private që të menaxhonin shuma shtesë nga kursimet.
Pak prej saj ishte popullore, por shumë prej saj në fakt dështoi. Familjet e klasës së mesme që e kishin pasur vështirë t’i dërgonin fëmijët në shkolla private [afër 60% e të gjithë nxënësve që ndjekin këto institucione] nuk e kishin mirëpritur atë që e shihnin si përzierje e padëshirueshme e qeverisë. Pacientët u përballën me lista të gjata të pritjes për trajtim shkaku i spitaleve që nuk ishin ndërtuar.
Qytetarët sigurisht se ishin të mërzitur shkaku i sjelljes konfliktuese, të kushtueshme, dhe abuzive të kompanive private. Por ata donin të ndreqnin sistemin, dhe jo ta hidhnin poshtë dhe ta zëvendësonin me diçka tjetër. Ata donin evolucion, jo revolucion.
Qeverisja e Bachelet-së e ngadalësoi ekonominë. Në shoqëritë e klasës së mesme në Amerikën Latine, punët e mira me paga të mira kanë rëndësi të madhe. Dhe e majta në rajon, njësoj si partia Laboriste në Mbretërinë e Bashkuar në të 80-at, nuk duket e aftë të ofrojë asgjë për ta.
Piñera e pati premtimin e një rritje të shpejtë ekonomike. Shumë marrëveshje biznesore ishin lënë në pritje deri në kohën e zgjedhjeve, kështuqë investimet do të nisin në vitin 2018. Por, rritja e prodhimit të Kilit është neglizhuar për gati dy dekada, dhe njësoj edhe diversifikimi i eksportit. Ajo çka Piñera do të bëj në këtë drejtim është e paqartë.
Për një vend që është shumë më i arsimuar se një gjeneratë më parë, votuesit do të presim një nivel minimal të përgjegjësisë nga liderët e tyre. Piñera është një folës mediokër [fjalimi i tij i fitores ishte aq pa-lidhje sa edhe gruaja dhe fëmijët e tij mund të shiheshin duke folur derisa ai fliste], por diploma për ekonomi në Harvard tregon më shumë për të. Në të kundër, Alejandro Guillier, kundërshtari i tij në raundin e dytë, tregoi se kuptonte shumë pak madje edhe në çështjet më bazike politike.
Piñera ishte zgjedhja e vetëm 36% të votuesve në raundin e parë. Por në balotazh, shumë votues e panë atë si të keqen më të vogël dhe i mundësuan që të fitonte bindshëm. Ai mund të mos e ketë shumicën në kongres, dhe studentët e sindikatat me gjasë do t’iu kthehen rrugëve për të protestuar sapo të marrë detyrën në mars. Ai shpreson të jetë si Macri, i cili ka mbetur popullor. Por ai mund të përfundojë duke i ngjarë Michel Temerit, që e zëvendësoi Roussefit, dhe Kuczynskit, sepse të dy humbën atë për të cilën i mbështeste publiku vetëm pak muaj pasi e morën detyrën.
Shpejt do ta kuptojmë se cila prej të dyjave do të ndodhë.
Përktheu nga Project Syndicate: Periskopi