Lojërat Olimpike 2018 tashmë janë mashtrim

Lojërat Olimpike 2018 tashmë janë mashtrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar [IOC]mund të ketë supsenduar ekipin Rus nga Lojërat Dimërore të 2018-s në Pyeongchang, të Koresë së Veriut, shkaku i dobingut. Por vendimi – që lejon atletët rus që të garojnë nën një “flamur neutral” – është qesharak, një ndëshkim jo-ndëshkues në mënyrë që të ruante fytyrën ndërsa mbronte interesat komerciale dhe politike të Rusisë.

Ndihem i përgjegjshëm të them këtë gjë shkaku që isha pjesë e hetimit në emër të Agjencisë Botërore Anti-Doping [WADA].

Raporti i 2016-s i hetimit të WADA-s zbuloi që Rusia kishte aplikuar një program dopingu të sponzoruar nga shteti në një nivel të paparë që nga koha e Gjermanisë Lindore dhe, në proces, mashtroi qindra atletë të pastër për vendin e tyre të merituar në Olimpiadë dhe në piedestalen e Kampionatit Botëror. Megjithatë, Rusia tashmë po lobon që t’iu lejohet qindra atletëve që të garojnë në Pyeoungchang, ku do të garojnë si “Atletët olimpikë nga Rusia” – i cili zor se mund të shihet si një emërim neutral, siç thotë IOC-ja. Atyre poashtu mund t’iu lejohet që të dalin në ceremoninë përmbyllëse nën flamurin e Rusisë.

Në vitin 2016, Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar [IPC] nuk kishte problem t’i linte jashtë atletët rusë nga Olimpiada e Rios. Presidenti i IPC-së, Philip Craven, tha që Rusia i vuri “medaljet para moralit” dhe duke vepruar kështu e kishin shkelur Kartën Olimpike.

E pranoj që përjashtimi në bllok i të gjithë atletëve rusë është një disiplinë e fortë, por rëndesa e dënimit është edhe e drejtë edhe e nevojshme. Vendimet qyqare të IOC-së para Lojërave në Rio, dhe edhe këto të fundit, nuk e kanë trembur por e kanë trimëruar Rusinë që të bëj sjellje mashtruese pa frikën e ndonjë reprezalieje të vërtetë.

E vetmja vlerë reale është drejt atyre që e kanë thënë të vërtetën.

Zbulimet fillestare për programin dopingues të sponzoruar nga shteti Rus ishin rezultat i guximit të Yuliya Stepanovës dhe të Vitaly Stepanovit. Ky burrë [një ish-punonjës i agjencisë ruse antidoping] dhe grua [një sportiste elitare] kanë një patriorizëm vetmohues. Shkaku i qëllimeve të tyre të ndershme, ky çift u etiketua si tradhëtar dhe u detyra të largohej nga shtëpia e tyre shkaku i frikës se mos vritej.

Ata besonin në një sport të paqtë; kështu besoja edhe unë kur fillova hetimin. Ndërsa rritej, kuptova që ishte më i madh se që kisha dyshuar në fillim dhe që do të kërkonte më shumë burime. Aty kuptova që nuk ishte vetëm bota e dopingut problemi, por edhe ajo e antidopingut.

Kërkesa ime për hetues shtesë ishte refuzuar nga shefët e WADA-s – kreu i WADA-s është poashtu anëtar i bordit të komitetit Olimpik. Kështuqë vendosa t’ia jepja alarmuesit një reporteri të besuar gjerman i cili e bëri dokumente të profilit të lartë. Unë isha hetuesi i parë antidoping në entitetin antidoping të botës – dhe unë po bëja organizimin tim vetjak.

E dija që turpërimi publik ishte monedha e mbretërisë në lëvizjen Olimpike. Siç kisha shpresuar, dokumentet e kishin shtyer WADA-n që të më jepte burime për të udhëhequr një investigim të shkallës së lartë.

Investigimi i mbështeti pretendimet e atletëve rusë dhe u dhanë edhe dëshmi tjera nga atletë tjerë rusë se 99% e kolegëve të tyre të kombëtares ishin dopinguar. Ne zbuluam që kur një atlet rus ngritej në nivelin kombëtar, ai ose ajo nuk kishte zgjedhje për çështjen: ose merr doping, ose t’u krye karriera. Atletët dhe trajnerët ishin të lidhura me doktorët rusë që përcaktonin regjime dopingi, dhe aktualisht trafikuan dhe shitën substanca të kontrolluara brenda ndërtesave të Ministrisë Ruse të Sportit.

E kam kaluar shumicën e karrierës sime si një agjent në DEA duke hetuar kartelët e drogës, por edhe këta të fundit ishin më pak të pacipë. Çdokush nga zyrtarët e kontrollit rusë të dopingut e deri te policët sekretë ndihmuan në sigurimin që atletët nuk do të dështonin në testet e dopingut, e nëse dështonin, kjo të mbulohej.

Pavarësisht gjithë kësaj, jam më pak i zhgënjyer me atletët rusë sesa me kolegët e mi, figura kyqe në antidopingun global, të cilët e kishin mbështetur “neutralitetin” e I.O.C-it. Kam dëgjuar se vendimi i quajt “një fitore morale.” Në përvojën time, një fitore morale është vetëm kur dikush humbë. Le të jem i qartë, nuk ka asgjë që duhet çmuar ose mbrohet në këtë vendim, i cili i dëmton atletët e pastër ndaj atyre të dopinguar.

Atletët rusë duhet të përmbushin “kushte strikte” për të hyrë në Olimpiatën Dimërore, e cila është thjesht farsë. Ky ndëshkim siguron që atletët e pastër do të garojnë ndaj atyre që janë të ndyrë. Njerëzit duhet të shohin ato qindra teste që rezultuan të pastra të dopinguesve si Lance Armstrong dhe Marion Jones.

Edhe njëherë, IOC-ja do të sigurojë që disa ‘kampionë’ olimpikë do të humbin medaljet e tyre nga testet e dopingut. Shumë vite do të kalojnë para se kampionët olimpikë të njihen dhe të marrin medaljet e tyre.

Edhe tash, Rusia mbetet jobashkëpunuese. Informatat që ka kërkuar WADA janë kthyer mbrapsht. Zyrtarët rusë nuk e kanë pranuar fajin, por i kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë vazhduar të kryejnë dopingimin e atletëve edhe gjatë kohës sa bëhej investigimi. Nuk ka ndonjë shenjë që më thotë se programi i dopingut i sponzoruar nga shteti është ndalur. Në fakt, evidenca tregon qartë se ai po vazhdon. Dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e di mirë këtë gjë.

Më vjen keq për të gjithë ata atletë rusë që do të përballen me një dopingim të detyruar, sepse komiteti Olimpik vendosi të mos i mbronte duke mos i dhënë Rusisë një dënim të merituar.

Thomas Bach, presidenti i komitetit, është Neville Chamberlain-i i këtij tregimi, dhe qetësia e tij do të ketë pasoja të qarta e të dhimbshme. Rusia do të trimërohet, duke e ditur që dënimi më i rëndë që mund të marrë nuk është aspak i keq.

IOC-ja e arriti një vendim kompromisi, dhe Karta Olimpike u njollos përgjithmonë. Bota e di tashmë sesa e ulët është kjo gjë. Çdo vendim i ardhshëm në shtetet më pak të fuqishme do të shihet ashtu siç do të jetë, një standard i dyfishtë, me IOC-në që do të zgjedhë se çfarë rregullash do të ndjekë dhe ndaj kujt do t’i zbatojë. IOC-ja duhet të përkujtohet që Olimpiada mund të mbijetojë pa Rusinë, por jo pa idealet olimpike.

Në Lojërat e 2018-s do të shohim nëse edhe më shumë keqbërje do të zbulohet në Pyeongchang. Spektatorët dhe atletët duhet të konsiderojnë që medalja përfundimtare numërohet në Shkurt vetëm si një medalje e përkohshme, derisa të presin që deri në dekadën e ardhshme të diskualifikohen retroaktivisht si atletë.

Për fat të mirë, ndryshimi që duhet nuk është i komplikuar: një propozim i ri për lidershipin olimpik që do të vendoste shpirtin e Kartës të parën, dhe që do t’i shtrëngonte kombet anëtare që t’i përmbaheshin.

Sporti mundëson një platformë të rrallë që iu lejon njerëzve të të gjitha vendeve që të angazhohen në diskutime të kuptimshme etike qytetare. Mirësia dhe të bërit të asaj që është e drejtë është thelbi i vlerave brenda sporteve, dhe jo vetëm shqetësime dytësore.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet të pastrojë shtëpinë, dhe të sjellë liderë të rinj që jo vetëm i kuptojnë parimet, por edhe i jetësojnë ato.

Përktheu dhe përshtati nga New York Times: Periskopi

Shpërndaje në: