Politikanët e ndershëm nuk do ta heqin korrupsionin

Politikanët e ndershëm nuk do ta heqin korrupsionin

Lajmi i mirë është që bota është e ngopur me korrupsion. Lajmi i keq është që mënyra sesi shumica po provojnë të luftojnë korrupsionin është joefektive. Shumë shpesh, përpjekja bëhet në kërkimin dhe forcimin e liderit të ndershëm i cili premton se do të zgjidhë problemin. Anembanë globit, kandidatët kur garojnë për poste zyrtare bëjnë platforma tepër të personalizuara anti-korrupsion, duke ofruar veten e tyre si zgjidhje. Ajo çka i duhet vendeve, në fakt, janë ligjet e mençura që do të reduktojnë nxitjen dhe mundësitë për korrupsion. Këto vende poashtu kërkojnë institucione të forta që do të përforconin ato ligje dhe që privojnë zyrtarët e korruptuar dhe bashkëpuntorët e tyre të sektorit privat, nga pandëshkueshmëria në përpjekjen e tyre për t’u pasuruar në kurriz të shpenzimeve publike.

Por mosdurimi global në rritje me korrupsionin është i dukshëm në shtimin e luftëtarëve anti-korrupsion nën petkun e kandidatëve politikë. Protestat kundër korrupsionit janë masive dhe shtrihen anembanë botës – Indi, Meksikë, Bullgari, Rusia dhe Tajlandë. Qytetarët aty dhe në vende tjera nuk besojnë më që korrupsioni është i paevitueshëm apo që është e kotë të luftohet.

Impakti i këtyre protestave popullore ka qenë befasues. Presidentët e Guatemalës dhe Koresë Jugore, për shembull, janë rrëzuar dhe burgosur. Në Brazil, marshe të mëdha kushtëzuan Presidenten Dilma Roussef që të gjykohet.

Është lehtësuese të shohësh liderët e korruptura të hiqen nga pushteti. Por kjo nuk nënkupton që një lider politik i ndershëm është antidoti më i mirë për t’iu kundërvënë korrupsionit.

Shoqëritë që bazohen në një lider të ndershëm për t’i zgjidhur problemet e tyre gjithnjë humbin. Këta liderë mund të dalë se kanë integritet, ose jo. Silvio Berlusconi, Vladimir Putin dhe Hugo Chavez të gjithë erdhën në pushtet duke premtuar se do të hiqnin korrupsionin. Dhe ne e dimë se në çka rezultoi diçka e tillë.

Shumë shpesh, luftëtarët kundër korrupsionit kanë shërbyer si mekanizëm për represionin politik. Autokratët e botës e shfrytëzojnë intolerancën popullore ndaj politikanëve të korruptuar për të eleminuar rivalët e tyre. Vladimir Putin shpesh akuzon ata që bëhen shumë influencues se janë të korruptuar dhe i hedhë ata në burg. Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi, i kaloi 10 vite burg në Siberi për evazion me taksa dhe hajdutëri. Ai poashtu aktivisht ka financuar politikanët dhe partitë anti-Putin.

Që kur Xi Jinping e mori presidencën kineze në vitin 2012, më shumë se një milion zyrtarë u ‘dënuan’ sipas fjalëve të qeverisë, për korrupsion. Disa prej tyre morën dënime me vdekje. Në spastrimin e anti-korrupsionit, Mohammed bin Salman, princi saudit së fundi ka bërë arrestimin e qëndra figurave të rëndësishme saudite, përfshirë edhe pasanikun më të madh të botës, Princin Al Waleed bin Talal. Qeveritë e Kubës, Iranit dhe Venezuelës rregullisht përdorin akuzimet për korrupsion për t’i burgosur oponentët e tyre politikë. Pa dyshim që aty ka edhe individë vërtetë të korruptuar mes atyre që janë burgosur nga diktatorët. Por arsyet e vërteta për këto arrestime kanë më shumë të bëjnë me politikën sesa me pandershmërinë e këtyre njerëzve.

Lufta kundër korrupsionit nuk ka të bëj me korrupsionin, megjithatë. Në Argjentinë, Kubë, Kolumbi, Peru dhe Uruguaj, Banka Inter-Amerikane për Zhvillim [IADB] po mbështet ‘laboratorët publik për inovacion’ që eksperimentojnë metodat e reja të monitorimit dhe kontrollimit të qeverive. Në Brazil, një grup ekspertësh të analizimit të të dhënave kanë përdorur teknikat e inteligjencës artificiale për të monitoruar zyrtarët publik. Ata janë fokusuar ngushtësisht në kufizimin e ryshfetit mes anëtarëve të kongresit që kërkonin riimbursim për shpenzimet e udhëtimeve dhe ushqimit; pasi morën financime të masës për shpenzimet e tyre, ata e krijuan Rosien, një robot të Inteligjencës Artificiale që analizon kërkesat për riimbursim të ligjbërësve dhe kalkulon mundësinë e justifikimit të tyre. Për befasinë e askujt, Rosie gjeti se deputetët mashtronin shumë shpejt. Ekipi i dha Rosiet një llogari në Twitter, dhe ndjekësit e saj vazhdimisht njoftohen nëse një anëtar i kongresit provon t’ia përcjellë qeverisë shpenzimet që nuk kanë të bëjnë me punën e tij apo saj.

Rosie është vetëm një shembull i vogël i trendeve pozitive dhe mundësive të reja në luftën kundër korrupsionit – ajo zbulon fuqinë e shoqërisë së mirëorganizuar të kombinuar me inovacionet teknologjike dhe transparencën në sektorin publik.

E vërtetë, mund të duket shumë i vogël një shembull i një vendi që është i dendur nga korrupsioni. Është e lehtë që ta marrësh Rosien si një përpjekje margjinale që nuk bën shumë zhurmë në një shkallë të gjerë. Rasti i çështjes: Ndërsa disa deputetë ia ngarkojnë disa nga shpenzimet personale shtetit, në një periudhë 15 vjeçare kompania ndërtimore braziliane Odebrecht pagoi 800 milionë dollarë për ryshfete përgjatë gjithë hemisverës për të marrë përfitime prej 3,3 miliardë dollarësh nga kjo skemë. E megjithatë edhe këtu, ka pasur progres. Marcelo Odebrecht, shefi i kompanisë, u dënua me 19 vjet burg. Dhe anëtarët e kongresit brazilian munden të paktën që të mendojnë më shumë para se të abuzojnë me riimbursimet e tyre. Rosie po shikon [kujtohuni për Big Brother is Watching you të Orwellit].

Përktheu dhe përshtati: Periskopi

Shpërndaje në: