Këto janë 7 punët më stresuese në botë

Këto janë 7 punët më stresuese në botë

Me më së paku stres përballen rrobaqepësit, bibliotekarët dhe floktarët, ndërsa profesionet më stresuese janë profesionet në të cilat jeni përgjegjës për jetën e njerëzve e të tjera, si ushtarët, zjarrfikësit dhe policët.

Ushtarët profesionistë kanë punën më stresuese, ndërsa pas tyre gjeneralët, ka treguar studimi i Universitetit amerikan Wisconsin.

Shkencëtarët kanë krijuar listën prej 200 profesioneve, ndërsa nivelin e stresit e kanë matur në bazë të kërkesës fizike të punës, rrezikut, vdekshmërisë potenciale, udhëtimeve dhe profitabilitetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Puna e gjeneralit është rraskapitëse fizikisht dhe psikikisht dhe përveçqë janë në vijat e para të frontit, më së shumti stres u shkakton shqetësimi dhe përgjegjësia për trupat. Punën civile më stresuese e kanë zjarrfikësit sepse çdo ditë u ekspozohen rreziqeve, ndërsa pavarësisht përparimeve në fushën e sigurisë dhe kujdesit shëndetësor, shumë prej tyre lëndohen ose vriten.

Punën më stresuese e kanë edhe drejtorët e kompanive për marrëdhëniet me publikun, pilotët, drejtorët ekzekutivë, fotoreporterët, gazetarët, shoferët dhe policët.

Me më së paku stres përballen profesorët universitarë, rrobaqepësit, bibliotekarët dhe floktarët, ka pohuar hulumtimi.

“Për profesionet më së paku stresuese karakteristike janë reagimet pozitive që i marrin nga klientët e tyre, dhe këta njerëz janë njëkohësisht edhe më të lumtur. Kështu profesori universitar është mbret i mbretërisë së vet me autoritetin më të madh në klasë dhe studentëve të vet u urdhëron çdo gjë që duhet të bëjnë”, – ka theksuar Tony Lee nga portali amerikan CareerCast.com.

Profesionet më stresuese janë:

Ushtari profesionist

• Gjenerali

• Zjarrfikësi

• Piloti

• Drejtor i marrëdhënieve me publikun

• Drejtor ekzekutiv

• Fotoreporter

• Gazetar

Shpërndaje në: