Kujdes: Marrja e shumë proteinave mund të jetë vdekjeprurëse
Marrja e tepërt e proteinave për të ndërtuar muskuj të fuqishëm gjatë ushtrimeve në palestra mund të jetë vdekjeprurëse.
Raste të tilla janë regjistruar sivjet në Britani të Madhe, gjë e cila ka shtyrë ekspertët e medicinës të paralajmërojnë për rrezikun që sjell përdorimi i proteinave.
Daniel Fenton nga Klinika e Mjekëve në Londër thotë se mbidoza është vdekjeprurëse.
“Trupi është makinë fenomenale që përdor vetëm atë që kërkon dhe është shumë i mirë në heqjen e produkteve të tepruara, dhe kjo është arsyeja pse dietat me proteina të larta janë të drejta, por jo krejtësisht të padëmshme”, ka thënë ai.
“Por, marrja e shumë proteinave mund të jetë e rrezikshme dhe çdo gjë që tejkalohet mund të çojë në pasoja të rënda, madje edhe konsumi i ujit të tepërt mund të shkaktojë probleme në tru”, shton Fenton.
Eksperti i medicinës zbulon se marrja në sasi të larta të proteinave mund të çojë deri te paraqitja e gurëve në veshka ose cermë, e cila është një nga llojet më të zakonshme të artritit që mund të shkaktojë dhembje të tmerrshme.
Ai thotë se rekomandohet marrja e 0.8 gramë proteinash për kilogram të trupit.