Vitin e ardhshëm vijnë tre iPhone të ri?
Kompania Apple vitin e ardhshëm do të prezantojë tre iPhone të ri.
Apple do të prezantojë dy telefona iPhone me ekran OLED dhe një me ekran LCD.
iPhone X, i cili doli në shitje këtë muaj, është iPhone i parë që përdorë teknologjinë OLED. Kjo teknologji mundëson ngjyra më të pasura dhe më pak shpenzim të energjisë, transmeton KosovaPress.
Njëri nga telefonat e mençur do të ketë ekran 5,8 inç OLED, të cilin e posedon iPhone X, por të tjerët do të kenë ekran më të madh 6,5 inç.
Pajisjet e ardhshme po ashtu do të jenë të ngjashme me iPhone X.
Analistët besojnë se kamera e pasme e iPhone nuk do të ketë aftësinë 3D.
Telefoni i tretë i mençur do të ketë dizajn edge-to-edge dhe iPhone X, por do të ketë ekran më të litre LCD.
Analistët informacionet e tyre i bazojnë sipas burimeve nga zinxhiri i furnizuesve të kompanisë nga Kupertino.