Kafeja ulë rezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse

Kafeja ulë rezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse

Disa fakte interesante për kafen.

Secili nga ne mund të reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë dhe një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri.

Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ulë rrezikun e sulmeve në zemër me 8 përqind dhe infarktin me 7 %.

Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni.

Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore dhe lufton disa lloje sëmundjesh vdekjeprurëse, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.

Disa fakte interesante të studimit: tre kafe në ditë ndihmojnë të jetoni më gjatë, ndërsa katër kafe në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gojës.

Po kështu, kafja të ndihmon të humbësh peshë, pasi përmban disa substanca që ndikojnë ne metabolizëm.

Është një ilaç kundër dhimbjeve, sidomos ekspresi. Ndihmon me dhimbjen e kokës.

Kombinim i aspirinës me kafeinë është më mirë se vetëm aspirinë dhe së fundmi, kafja të ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë./21 Media.

Shpërndaje në: