Cilat janë kategoritë më të rrezikuara nga gripi?
Gripi mund të kërcënojë jetën e secilit njeri, por disa persona duhet të kenë kujdes pasi për ata gripi do të thotë më shumë ditë nënshtrim në terapinë mjekësore.
Gripi mund të jetë serioz
Simptomat e gripit janë temperatura, kolla, dhimbje në fyt, hunda e mbyllur, dhimbje në trup, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës, lodhje, vjellje.
Gripi është i paparashikuar dhe mund të jetë sëmundje serioze që kërkon hospitalizim dhe ndonjëherë edhe shkakton vdekjen.
Edhe pse nga gripi mund të vuajë çdo person, disa prej njerëzve me rrezik të shtuar nga krijimi i komplikimeve të rënda, sikurse janë ndezja e mushkërive dhe bronkiti:
-fëmijët prej moshës 5-vjeçare
-personat e vjetër mbi 65-vjeç
-shtatzënat
-personat që vuajnë nga astma, çrregullimet neurologjike, çrregullime në zhvillim, si paraliza cerebrale, retardimi mental, distrofia mentale dhe të ngjashme.
-personat me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje zemre, sëmundje veshkash, sëmundjen e mëlçisë, çrregullime metabolike, sëmundje të sistemit endokrin
-personat me sistem të dobësuar imuniteti për shkak të kancerit, ose HIV
Nëse jeni ndër grupet e rrezikuara dhe jeni të infektuar me grip, është e rëndësishme që sa më parë të filloni me marrjen e barnave të rregullta, transmeton KosovaPress.
Mjekimi kundër gripit nuk është zëvendësim për vaksinën kundër gripit që është mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e tij. Mjekimet kundër gripit veprojnë mirë nëse ato fillojnë të merren brenda dy ditësh nga shfaqja e simptomave të para të gripit.