Samsung së shpejti në treg me telefon të ri

Samsung së shpejti në treg me telefon të ri

Galaxy J2 Pro (2018) është gjithnjë e më afër publikimit zyrtar.

Këtë e tregojnë edhe udhëzimet mbi pajisjen, të cilat janë prezantuar në faqen online të Samsung.

Udhëzimet nuk zbulojnë shumë, por konfirmojnë se Galaxy J2 Pro (2018) do të duket i ngjashëm me modelet Galaxy J (2017), transmeton KosovaPress.

Telefoni do të ketë shtëpizë plastike dhe bateri, e cila mund të largohet. Udhëzimet po ashtu tregojnë se telefoni do të vijë me Samsung Experience UX dhe sistemin e ri operativ Android 7.1.1.

Pajisja do të ketë procesor Snapdragon 430 SoC dhe 1.5GB RAM, dy SIM kartela.

Data e daljes në treg ende nuk është konfirmuar nga ana e kompanisë jugkoreane.

Shpërndaje në: