Doktori 104-vjeçar këshillon se si të jetohet shëndetshëm dhe në mënyrë të lumtur

Doktori 104-vjeçar këshillon se si të jetohet shëndetshëm dhe në mënyrë të lumtur

Doktori 104 vjeçar japonez, Shigeaki Hinohara jep disa këshilla mbi atë se si të jetojmë shëndetshëm dhe shijojmë çdo ditë të jetës. Hinoara lindi në vitin 1911. Është autori i 150 librave, përfshirë edhe “best-seller”. 

Në vijim po paraqesim copëzat më të vlefshme të këshillave të dr. Hinohara-s, të cilat do na ndihmojnë të jetojmë lumtur, shëndetshëm dhe gjatë.

1. Përdorni shkallët dhe gjithmonë mbajini vetë gjërat tuaja

Kjo është diçka shumë serioze për doktor Hinoara, ai akoma përdor dy shkallë njëherësh ndërsa ngjitet në shkallare.

2. Mos beso në çdo gjë që doktori të rekomandon apo thotë

Eksploro, lexo dhe eduko veten. Mos beso në çdo gjë që doktori thotë.

3. Ndaj me të tjerët çfarë di

Hinohara jep 150 leksione gjatë një viti. Zakonish ndan leksione mbi luftën dhe paqen.

4. Nuk duhet të dorëzoheni kurrë

Nëse e doni punën që bëni, nuk duhet të dorëzoheni.

5. Planifikoni më përpara

Nëse dëshironi ta shijoni jetën tuaj më mirë, duhet të keni një program të ngjershur të mbushur me takime, punë, etj. Dr. Hinohara po planifikon që të jetë i pranishëm në Lojërat Olimpike të Tokjos, 2020.

6. Mos lejoni që të kaloni në obezitet

Hinoara konsumon për mëngjes një lugë vaj ulliri, një gotë me lëng portokalli dhe pak kafe. Për drekë, biskota me qumësht dhe oriz, ndërsa për darkë peshk dhe zarzavate. Konsumon dy herë në javë nga 100 gram mish pa dhjam.

7. Energjia nuk vjen nga të fjeturit mjaftueshëm apo të ngrënit mirë, vjen nga të ndjerit këndshëm

Do jemi më të lumtur dhe energjik nëse eleminojmë rregullat strikte kohore, le të jemi si fëmijë – të argëtohemi aq sa të ndjejmë uri apo gjumë.

8. Është mirë të jetosh gjatë

Ai vazhdon t’i shërbejë komunitetit, punon vullnetarë për 18 orë në ditë, për shtatë ditë në javë dhe shijon çdo ditë të jetës.

9. Gjeni një model

Doktori shpesh e pyet veten se si do t’ja bënte babai i tij nëse do të haste të njëjtat probleme.

10. Mos u shqetësoni shumë, jeta është e paparashikueshme dhe plot incidente

Doktori u rrëmbye nga armata e kuqe komuniste kur ishte 59 vjeç. kalojë 4 ditë ulur dhe i prangosur në një temperaturë mbi 40 gradë. U habit se si trupi i tij iu përshtat deprivimeve.

11. Shkenca nuk mund të ndihmojë ose kurojë e vetme njerëzit

Doktori beson se çdo lloj sëmundjeje mund të kurohet me arte liberale dhe vizuale. Beson gjithashtu në origjinalitetin e çdo individi.

12. Mos u tërboni për para

Doktori është mëse i vetëdijshëm që nuk mund të ketë çdo gjë në çdo çast.

13. Dhimbja është e mistershme

Duhet të bëni diçka argëtuese nëse dëshironi ta harroni dhimbjen. Doktori sugjeron se muzika dhe kafshët mund të ndihmojnë për të menaxhuar dhimbjen.

14. Frymëzohuni

Duhet të gjeni një frymëzim në jetë në mënyrë që të motivoni veten. Doktori pëlqen disa poezi, tek të cilat gjen frymëzimin./Oculus News

Shpërndaje në: