Brenga e Hillaryt për Donaldin dhe Bomba atomike

Brenga e Hillaryt për Donaldin dhe Bomba atomike

Kandidatët e kaluan një pjesë të konsiderueshme të kohës në politikën e jashtme, megjithëse është shokuese që lufta brutale civile në Siri nuk mori aspak vëmendje. Me njohjen superioriore të këtyre çështjeve, Hillary Clinton qartë demonstroi se mund të jetë presidentja e ardhshme. Donald J. Trump mori pozicione shumë të dyshimta, e madje edhe të rrezikshme në një paraqitje me ndërhyrje të hallakatura dhe me shtrembërime të fytyrës.

Pas më shumë se një viti të fushatës, secili ka pritur që zotëri Trump të ishte pëfundimisht gati që të fliste sesi do ta mposhte Shtetin Islamik. Në vend të kësaj, ai e mbajti sekret planin e tij – pavarësisht komentit ngacmues të zonjës Clinton – dhe provoi ta bënte me faj atë dhe zotrin Obama që i lejonin grupet terroriste të rriteshin nga tërheqja e trupave amerikane nga Iraku. Por, siç e bëri të qartë zonja Clinton, ishte Presidenti Bush ai i cili e kishte marrë vendimin për tërheqjen e trupave dhe se mund të rrëzohej vetëm nëse Qeveria Irakiane do të pajtohej.

Trump ngulmoi në kundërshtimin e tij se e kishte mbështetur para vitit 2003 pushtimin e Irakut.

Kandidati republikan e ka përsëritur kritikën e tij për NATO-n duke e  shprehur shqetësimin që Shtetet e Bashkuara paguajnë më së shumti për mbrojtjen e antarëve të aleancës transatlantike. Aleatët mund të bënin më shumë, por llogaritjet e trasha të zotrit Trump e injorojnë faktin se Shtetet e Bashkuara përfitojnë shumë kundër terrorizmit dhe se aleatët e saj luftojnë kundër terrorizmit. Zonja Clinton i siguroi aleatët se do t’i respektonte traktatet dhe obligimet që i kishte ShBA-ja ndaj tyre.

Pavarësisht kritikave nga zonja Clinton, Trumpi vazhdoi të shprehte njëfarë afërsie të çuditshme për Vladimir Putinin, Presidentin diktatorial rus, pa u përgjigjur nëse Rusia ishte prapa hakimeve të fundit. Ai tha se marrveshja nukleare të cilën e kishte arritur zonja Clinton ishte për turp, duke thënë se ishte dështuar të adresohej faji te Irani për aktivitetin destabilizues të tij në Lindjen e Mesme. Por, siç zonja Clinton shumë mirë argumentoi, marrëveshja ishte sukses i madh sepse e kishte ndalur programin nuklear të Iranit. Çështjet rajonale mund të zgjidhen vetëm kur Irani nuk ka bombë.

Një tjetër çështje përfshiu armët nukleare. Të dy kandidatët u pajtuan se armët ishin kërcënim, dhe zonja Clinton tha se ishte e brengosur nëse Trumpi do të kishte çasje në kodet nukleare. Ai u duk se ishte edhe ro edhe kundër përdorimit të armëve bërthamore dhe u ankua se Rusia është duke e modernizuar arsenalin e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara po e bëjnë të njëjtën.

Ajo nuk është e vetmja që brengoset për fuqinë e zotërit Trump – shkaku i temperamentit të çrregullt dhe mungesës së të kuptuarit të botës – në përdorimin e armëve bërthamore.

|Periskopi

Shpërndaje në: