VW me dy SUV-ë elektrikë para vitit 2022

VW me dy SUV-ë elektrikë para vitit 2022

Volkswagen raportohet se po planifikon lansimin e një serie modelesh elektrike deri në fund të dekadës, dy modele SUV-ë dhe një model tjetër pas lansimit të koncepit I.D. dhe para modelit I.D. Buzz Microbus, që pritet të vijë më 2022.

Shefi i dizajnit në VW, Klaus Bischoff, ka konfirmuar se dy variante të SUV-ëve do të prezantohen deri në atë kohë. Njëri pritet të jetë “automobil sportiv i lartë” tradicional, teksa tjetri do të jetë i bazuar në konceptin I.D. Crozz.

Të dy modelet do të ofrohen në sistemin që tërheqë me rrota të pasme.

Shefi i VW-së, Herbert Diess pranoi se krahas këtyre modeleve elektrike priten edhe modele të tjera në dekadën e ardhshme.

 

Shpërndaje në: