Nata e një Trump-i të tmerrshëm
Donald Trump humbi. Përnjëmend, mendoj se mund të supozojmë që kur një kandidat akuzohet se po i gëzohet krizës, nuk është gjë e mirë t’i përgjigjesh: “Ky është thjesht biznes.”
Ka pasur spekulime se krejt çka Trump duhej të bënte ishte të fliste me fjali të plota për t’iu kundërvënë kritikëve, dhe nëse ky ishte qëllimi, mund të thuhet se ai ia doli mbanë. Kur Hillary tha se Trump iu ka shmangur taksave, ai u përgjigj: “Kjo më bën mua njeri të mençur.” Ja një fjali e plotë.
Është i tmerrshëm fakti si Trump nuk mund ta pranojë gabimin, edhe në rast se ai gabim është bërë i famshëm botërisht. Ka njerëz madje edhe në Chadin e largët, pa dyshim, të cilët e dijnë se Trump e ka mbështetur pushtimin e Irakut para se ai të ndodhte. Por të hënën, kur u hap kjo çështje, ai e mohoi këtë.
A është korrekte të pohojmë se Trump vijoi të gërhiste? Nëse Clinton do ta bënte atë gjë, do të kishim një rrjedhojë tjetër. Por ta harrojmë hundën e tij për një moment. Ai bëri edhe grimasa me fytyrë. Shikuesit që ishin ngulur para televizorëve e panë njërin kandidat duke bërë grimasa, duke i varë buzët, dhe duke qeshur si i lojtur. Në anën tjetër, Clintoni u duk goxha normale në paraqitjen e saj. Amerikanët presin më shumë sesa thjesht një fitues debati. Por ne jemi në një territor të ri në këto zgjedhje.
Kjo e bën dallimin. A duam që pjesa tjetër e botës të mendoj se Shtetet e Bashkuara janë vendi i shtrembërimeve të çuditshme të fytyrës? Të dy kandidatët kanë goxha bagazh dhe Clinton që i fshiu e-mailet, e pranoi se kishte bërë gabim dhe tha se ndihej keq për këtë.
Trumpi në anën tjetër, e dinte se fakti që i kishte quajtur gratë derra do të dilte atë natë. Përgjigjja e duhur do të ishte sikur të thoshte se pendohej për këtë dhe se shpresonte të bëhej një shembull më i mirë për djalin e tij 10 vjeçar. Përgjigjja e tij ishte se “askush nuk e pëlqente Rosie O’Donnellin dhe të përgëzonte vetveten që nuk ishte skajshëm i ashpër me Hillaryn dhe familjen e saj.
Ishte surprizuese.
Kjo natë ishte plotësisht rreth Trumpit. Clinton nuk është aq interesante, dhe dështimi i saj për të thënë ndonjë idiotësi e bëri debatin më pak ekscitues. Njerëzit donin ta shihnin Trumpin dhe ai nuk i zhgënjeu. Jo çdo politikan do t’i përgjigjej pyetjes sesi e kishte filluar biznesin me 14 milion $ me fjalinë: “Babai më dha një hua të vogël”
Iu kujtohet kur bënim shaka me Mitt Romneyn për të kaluarën e tij të privilegjuar? Hahahahaha.