Efektet e shmangies së mëngjesit varen nga pesha juaj trupore
Mëngjesi është vakti i cili nuk duhet shmangur kurrsesi dhe kjo është thënë vazhdimisht nga mjekët dhe nutricionistët.
Mirëpo, studimet e fundit tregojnë se shmangia e mëngjesit dhe ndikimi në organizmin e njeriut varet nga pesha trupore e personit.
Njerëzit obezë është mirë që të mos e shmangin kurrsesi mëngjesin.
Një studim i fundit që përfshin një numër të madh njerëzish tregon se mëngjesi ndihmon në humbje në peshë ndërkaq një tjetër studim sugjeron që kapërcimi i mëngjesit nuk ka të bëjë më konsumimin e kalorive gjatë ditës.
Por shumica e këtyre studimeve janë vëzhguese dhe nuk mund të na tregojnë shumë për mekanizmat prapa humbjes së peshës, metabolizmit tonë dhe ngrënies së mëngjesit. Megjithatë, një studim i ri, i cili sapo është publikuar në “Journal of Physiology”, shqyrton pikërisht mekanizmat e tillë.
Hulumtimi shqyrton se si mëngjesi ndikon në metabolizmin dhe qelizat e dhjamit të individëve me peshë të ulët dhe atyre në mbipeshë.
Sipas studimit, njerëzit me peshë të vogël, duke shmangur mënjanë mëngjesin për 6 javë bëri që të rritet aktiviteti i gjeneve që ndihmuan për të djegur dhjamin, duke përmirësuar kështu metabolizmin. Megjithatë, ky efekt nuk u pa në personat me peshë të madhe të cilët u përfshin në po të njëjtin studim./Indeksonline