Whatsapp për disa minuta doli jashtë kontrollit në gjithë botën
Aplikacioni i komunikimit “Whatsapp” ka pushuar pak minuta më parë së funksionuari në të gjithë globin.
Kanë qenë miliona përdorues që kanë nxituar të ankohen në rrjetet sociale për mosfunksionimin e WhatsApp, madje edhe përhapur me shpejtësi hashtagun “Whats App Down” (Whats App ka rënë).
Ende janë të paqarta arsyet e kësaj avarie të një prej rrjeteve më të përdorura të komunikimit në botë.
Megjithatë, duket se pas disa minutave, gjithçka i është kthyer normalitetit.
Aplikacioni në pronësi të Facebook-ut, numëron mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën dhe një defekt i vogël mund të cenojë komunikimin mes tyre.