Truku më i mirë për qërimin e patateve brenda pak sekondave (Video)
Tanimë edhe zyrtarisht jemi në sezonin e patateve. Posa temperaturat të bien, është koha për fillimin e konsumimit të patateve!
Por, duke marrë parasysh se në këto kohëra ngrënia e patateve mund të bëhet gjë e zakonshme për shumicën e njerëzve, normalisht se është mirë të dini një truk të qërimit të patateve që ju ndihmon të kurseni kohë, transmeton Telegrafi.
Ky truk vjen nga kanali i YouTube ‘FoodyTube’, i cili ka marrë më shumë se katër milionë shikime qysh kur është publikuar në vitin 2015.
Truku është shumë i thjesht: prejeni me thikë, vlojeni, qërojeni.
Shikojeni videon e mëposhtme për ta mësuar këtë truk të mahnitshëm!