Përse personat nervoz sëmuren më shpesh?
Kontrolli i temperamentit është një problem për shumë njerëz.
Sipas studimeve të ndryshme, një në tre persona ka probleme me vetëpërmbajtjen dhe të të qetësuarit e nervave.
-Njerëzit inatçi vdesin më shpejt.
Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm që lidhin stresin me dëmtime psikologjike. Çlirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave stresuese, mund të dëmtojë AND-në, e cila mund të shpjerë në sklerozë të shumë është dhe sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën
-Idhnakët nuk i zë gjumi. Ndjenjat e inatit rrisin përgjigjen ndaj sistemit limbik, asaj pjese të turit të lidhur me instiktet e mbijetesës. Këto emocione bëjnë që ky sistem të rrisë nivelet e ankthit duke rritur gjithashtu dhe presionin e gjakut në mushkëri dhe zemër, e si pasojë duke e bërë të pamundur relaksimin.
-Mund të sëmuresh më shpesh
Kortizoli i tepërt mund të shkaktojë një zhbalancim në nivelin e sheqerit në gjak, të krijojë shtypje të tiroideve dhe të zvogëlojë densitetin e kockave.
– Rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës
Me rritjen e presionit të gjakut për shkak të adrenalinës, zemra fillon të rrahë shpejt, duke bërë të mundur që të shkaktohen funksionime jo të sakta të proceseve kardiake.
– Zemërimi i tepërt mund të të rrudhosë
Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga zemërimi, mund të përgjysmojnë prodhimin e glucocorticoids në lëkurë, lloj hormoni i përfshirë në përzierjen e kolagjenit për guamin e lëkurës.