Vidhen informacionet e 1.7 milionë përdoruesve të Imgur
Shërbimi i popullarizuar për fotografi Imgur ka bërë të ditur se hakerët në vitin 2014 kanë vjedhur të dhënat e 1.7 milion përdoruesve.
Imgur vetëm së fundi ka ardhur në dijeni se ka pasur vjedhje masive të të dhënave të përdoruesve para tri vjetësh.
Drejtori operativ, Roy Segal tha se Imgur nuk mbledh emrat, adresat, apo numrat telefonikë të përdoruesve të vet dhe se kanë rrjedhë vetëm e-mailat dhe shifrat.
Kompania ka nisur hetimin e incidentit dhe beson se hakerët kanë thyer algoritmin e vjetër, i cili ishte përdorur atë kohë, transmeton KosovaPress.
Imgur ka përmirësuar enkriptimin në vitin 2016.