E konfirmuar nga shkencëtarët: Kjo është erëza e vetme që të dobëson
Shkencëtarët kanë zbuluar se një përbërës tek kanella mund të ndihmojë në djegien e dhjamit. “Cinnamaldehyde” është një vaj esencial që i jep erëzës shijen karakteristike dhe është provuar në studime të mëparshme që mbron minjtë kundër obezitetit.
Tani, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Miçiganit thonë se vaji aktivizon gjithashtu procesin e termogjenezës, një proces metabolik në trup që djeg kalori për të prodhuar nxehtësi.
Ky proces mund të nxisë rënien në peshë, prandaj dhe autorët e studimit kanë dalë në përfundimin se kanella mund të rrisë një sërë përfitimesh metabolike.
Autori kryesor i studimit, Jun Wu, profesor tek “Life Sciences Institute”, thotë se janë nxitur nga studimet e mëparshme në lidhje me përfitimet e përbërësve të kanellës prandaj dhe vendosën t’i çojnë edhe më tej këto kërkime duke ekzaminuar efektet e këtyre përbërësve në trup.
“Shkencëtarët kanë zbuluar se ky përbërës ndikon në metabolizëm”, shpjegon ai.
Wu dhe ekipi i tij testuan qelizat dhjamore nga një sërë vullnetarësh dhe zbuluan një rritje të ndjeshmërisë së gjeneve dhe enzimave që përshpejtuan metabolizmin pasi u trajtuan me “cinnamaldehyde”, përbërës i gjendur tek kanella.
Kjo i la ata të besojnë se kur konsumohet nga njerëzit, kanella nxit procesin e termogjenezës dhe si pasojë djegien e dhjamit në trup.