Përdorni më pak kripë nëse keni tension të lartë
Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë vdekjeprurës, por konsumimi më i ulët i kripës mund të reduktojë rrezikun.
Hipertensioni prek rreth 16 milionë njerëz në Britani të Madhe, sipas Blood Pressure UK.
Kjo trajtohet përmes ndryshimit të stilit të jetës, si ndalja e duhanit dhe rritjes së aktivitetit fizik, por edhe përmes marrjes së barnave të caktuara, transmeton KosovaPress.
Sidoqoftë, studimi i ri zbulon se përdorimi i kripës në sasi të vogla në dietën tuaj ka efekt të njëjtë sikurse marrja e barnave.
Studimi është publikuar në revistën Journal of the American College of Cardiology, transmeton KosovaPress.