Amerika: Kombi shpëtues
Dikur e kishim një rrëfim unifikues kombëtar, dhe i festonim të gjitha ditët e Falenderimeve. Ishte një rrëfim ekzodi. Amerikanët janë popull që i ikën shtypjes, e kapërcyen egërsinë dhe e ndërtuan një tokë të premtuar. Puritanët e sollën këtë rrëfim me vete. Secila valë emigrantësh e pa veten në atë rrëfim. Edhe lëvizja për të drejtat civile e përqafoi këtë rrëfim.
Por duhet të pranojmë se shumë njerëz në Amerikë sot, nuk lidhen me rrëfimin në fjalë. Rrëfim që u predikua për unitetin e popullit amerikan. Por nëse jenë nën moshën 45 vjeç, ju mesiguri keni mësuar një histori amerikane që, në mënyrë realiste, thekson ndarjen – mes kolonëve dhe vendësve, themeluesve dhe skllavëve të tyre, shefave dhe punëtorëve, të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Është e zorshme për shumë njerëz sot të besojnë në një tokë të premtuar. Duket i premtuar vetëm për ata pak të privilegjuar, ndërsa ka çuar në margjinalizimin e shumicës.
Narrativat në modë sot po predikojnë ndarje dhe zhgënjim. Narrativa multikulturore, dominante në çdo shkollë, thonë që Amerika është ndarë në grupe të ndryshme biologjike dhe statusi i secilit grup është definuar nga shtypja të cilën e ka përjetuar. Narrativa populiste, dominante në elektorat, thotë që Amerika është e ndarë mes njerëzve të rëndomtë e të virtytshëm dhe elitave budallaqe e të korruptuara.
Sot, ne nuk kemi një narrativë kombëtare të përbashkët, nuk kemi një mënyrë interpretimi për eventet e ndryshme që ndodhin. Pa një rrëfim të përbashkët, ne nuk e dimë as cili është qëllimi ynë kombëtar. Ne nuk kemi as një set synimesh e idealesh.
Neve na vyen një narrativë e re kombëtare.
Për të identifikuar dikënd është të kthehemi te karakteristikat e çuditshme të historisë sonë. Ne jemi të mirë ndaj armiqëve tanë në kohë lufte. Pas revolucionit, ne shpejt u bëmë miq me Britaninë. Pas Luftës së Parë Botërore, Woodrow Wilson ishte human me armiqtë tanë evropjanë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika në mënyrë gjeneroze ndihmoi rindërtimin e Gjermanisë dhe Japonisë.
Tjetërkund, armiqësitë zgjatën me shekuj. E këtu jo. Pse? Sepse ne kemi një parapëlqim kombëtar për fillime të reja. Ardhja në këtë vend, për shumë njerëz është një fillim i ri. Ne e kthejmë çdo administratë të re presidenciale, çdo sezon të ri sportiv, çdo ceremoni diplomimi në një fillim të ri. Është thënë se amerikanët nuk merren me argumente, thjesht i lënë ato menjanë.
Rrëfimi për Amerikën, atëherë, mund të interpretohet si një seri shpëtimesh, nga lëndimet, nga vuajtjet që shëroheshin nga fillimet e reja. Në shekullin e 18, ndarja mes kolonistëve ishte mbyllur pjesërisht. Në shekullin e 19, ndarjet mes njerëzve të lirë dhe skllavëve poashtu ishin mbyllur pjesërisht. Në të 20-in, Amerika pjesërisht i mbylli ndarjet mes demokracisë dhe totalitarizmit. Në të 21-in, ne po mbyllim fillimet e reja ende në ardhje.
Predikimi i madh i shpëtimit dhe pajtimit është fjalimi i dytë inaugural i Presidentit Lincoln.
Ai ishte një fjalim i një përuljeje të jashtëzakonshme intelektuale. Asnjë prej nesh nuk e parashikoi këtë konflikt, ose magnitudën e tij. Të gjithë prej nesh “shihnin për një triumf më të lehtë.” Asnjë prej nesh nuk është tërësisht nën kontroll. “Le të mos gjykojmë se nuk do të gjykohemi.”
Ai ishte një fjalim i një përuljeje madhështore morale. Skllavëria, thoshte Lincolni, nuk ishte një institucion i Jugut, ishte një institucion amerikan, që rridhte përmes gjithë historisë së përbashkët 250 vjeçare. Kamzhiku i luftës, që e spastroi këtë mëkat, ra në të dyja anët. Lincolni e luftoi çdo kuptim të superioritetit që veriorët i jepnin vetes. Ai mohoi çdo mendim se Zoti është një Zot fisnor. Ai na vuri të gjithëve në të njëjtën kategori të ambiguitetit dhe të rënjes.
Fjalimi në fjalë është një fjalim i madh pajtimi. Fjalët që thuhen aty janë “ne” dhe “të gjithë”. Të gjitha mendimet ishin ankthshmërisht të drejtuara kah një luftë e pashmangshme civile. Çdo fjalë i druhej asaj që po vinte, kërkonte ta evitonte… Të dyja partitë e kundërshtonin luftën.”
Lincolni e vendosi kursin e një faljeje të dyanshme, jo një falje sipërfaqësore që nuk mbante kurrfarë barre por atë lloj falje që përmbante të gjitha fazat e një faljeje të duhur rigoroze: mëshirë, gjykim, konfesim, pendesë, pajtim dhe ri-besim.
Ai e vendosi kursin për fleksibilitet dhe pragmatizëm politik. Ne nuk mund të kuptojmë kursin e ngjarjeve e as vullnetin e Zotit. Prandaj, nuk mund të jemi të sigurtë për nocionin tonë për atë që është e drejtë, ose rigjide në kapjen pas parimeve abstrakte ose ideologjisë dogmatike. Gjithçka duhet të jetë e hapur për eksperimentim, fleksibilitet dhe manovrim.
Lutja e fundit lajmëron një fillim të ri: “Me keqdashje ndaj askujt, me dashamirësi për gjithkënd, me vendosmërinë për të drejtën sa zoti të na japë mundësinë të shohim të drejtën, le të përpiqemi të përfundojmë punën që bëjmë, të lidhemi me plagët e kombit… që të arrijmë paqe mes të gjitha kombeve.”
Në fjalimin e tij, Lincolni në mënyrë realiste pranonte ndarjet dhe zhgënjimet që e kishin plagosur kombinë. Por ai nuk e pranoi paevitueshmërinë e një shtëpie të ndarë. Ai kombinoi shpëtimin e krishterë me dashurinë multikulturale për diversitetin. Me një goditje briljante, Lincolni privon politikat e krishtera të shovenizmit dhe identitarianizmin e bardhë që tani i shohim në të djathtën evangjeliste. Ai e mbush vakuumin e vizionit moral që shohim tash në të majtën relativiste. Ai tregon sesi partikularizmi amerikan gjithnjë drejton kah univerzalizmi – se si karakteristika specifike të historisë dhe kulturës së kolonëve tanë çojnë në vizionin për një bashkim të të gjithë njerëzimit. Ky është rrëfimi të cilit mund t’i bashkohemi dhe me të cilin mund të jetojmë.
Përktheu nga New York Times, Periskopi
Lexo opinionet më të debatuara ndërkombëtare, të përkthyera në seksionin e Opinioneve në portalin tonë.