​A është ushqimi i shëndetshëm vetëm mit?

​A është ushqimi i shëndetshëm vetëm mit?

Nutricionisti i njohur Renne McGregor thotë se ushqimi i shëndetshëm është vetëm një mit, i cili mund të jetë i dëmshëm për organizmin tonë.

Ushqimi i shëndetshëm është bërë i komplikuar për shkak të rekomandimeve të ndryshme nga ana e personave që merren me këtë çështje.

McGregor konsideron se shumica e këtyre individëve që shkruajnë rreth ushqimit të shëndetshëm nëpër bllogje të ndryshme në internet, në fakt nuk kanë kualifikime të duhura.

Trillet vijnë dhe shkojnë, por në përgjithësi bazohen në besimin se disa grupe ushqimore janë të dëmshme për shëndetin tonë.

Renee McGregor punon me GB WCF në Skoci. Ai thotë se nuk ka fakte shkencore që sugjerojnë se dieta pa glyten sjell përfitime shëndetësore.

Sipas tij, dieta pa glyten nuk është domosdoshmëri dhe ndjekja pas ushqimit të shëndetshëm mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Produktet pa glyten kanë mungesë të drithërave të plota, të cilat sigurojnë vitamina B dhe fibra, të cilat janë të nevojshme për organizimin tonë.

Ndryshe, glyteni fajësohet për simptoma si fryrje, ënjtje dhe dhimbje në kyçe.

Shpërndaje në: