Volvo nis prodhimin e SUV XC40
Kompania suedeze e automobilave Volvo ka nisur në fabrikën e saj në Gent të Belgjikës prodhimin e modelit më të ri SUV XC40.
Për prodhimin e këtij modeli janë instaluar madje 363 robotë të ri, transmeton KosovaPress.
Volvo XC40 ishte prezantuar në shtator dhe dy muaj më vonë nga shiriti i fabrikës doli njësia e parë e këtij modeli.
XC40 u krijua në një platformë të re mekanike modulare të quajtur CMA, e zhvilluar nga Volvo së bashku me kompaninë e saj amë, Chinese Geely. Kjo platformë është menduar edhe për modele të tjera kompakt nga familja 40, të cilat do të prezantohen në vitet e ardhshme, si dhe mbështet versionet me sisteme me elektromotor ose plug-in hibrid.
Motori për tregun evropian përfshin pesë njësi të fabrikës. Versioni bazë i XC40 përbëhet nga motori benzinë T3 me 156 kuaj fuqi, T4 është pak më i fuqishëm me 190 kuaj fuqi, ndërsa në krye të ofertës është motori me benzinë T5 me 247 kuaj fuqi.
Motorët me naftë janë D3 me 150 kuaj fuqi dhe D4 që jep 190 kuaj fuqi. Zgjedhja e sistemeve të vozitjes do të plotësohet më vonë me disa agregate, duke përfshirë një version hibrid plug-in, por gjithashtu një model të pastër elektrik.
Volvo me rastin e fillimit të prodhimit ka bërë me dije se ka pranuar 13,000 porosi për XC40 dhe klientët e parë do të marrin makinat e tyre në fillim të vitit 2018. Çmimi fillestar i XC40 T3 është 31.000 euro,