Brendi i harruar i automobilave kthehet në Evropë
Ish-brendi i automobilave gjermane Borgward, e cila u rindërtua në vitin 2015, pas një gjysmë shekulli dhe automjetet e të cilës kohët e fundit janë në tregun kinez, arrin në dyqanet në Evropë në tremujorin e parë të vitit 2018, transmeton KosovaPress.
Borgward fillimisht do të jetë i pranishëm në Gjermani dhe pastaj në disa vende fqinje. Modeli i parë që mbërrin në tregun evropian është BX7, i cili ishte paraqitur në publik në vitin 2015, në panairin e veturave në Frankfurt.
Në dy vitet e fundit, prodhuesi ka përsosur një makinë para-prodhuese nga viti 2015, kështu që BX7 më në fund do të jetë gati për lansim në Evropë, në fillim të vitit 2018.
Versioni bazë i motorit 2.0 turbo benzinë posedon 224 kuaj fuqi. Fuqia transmetohet në të katër rrotat duke përdorur një shtytëse me shtatë shpejtësi me një tufë të dyfishtë. Gjithashtu është paralajmëruar edhe sistemi me plug-in hibrid me 401 kuaj fuqi.
Sipas njoftimeve të mëparshme, pritet që çmimi i versionit bazë në Gjermani do të jetë rreth 26.000 euro.
Menjëherë pas fillimit të shitjes së Borgward BX7, klientëve në kontinentin e vjetër do t’iu ofrohet edhe BX5.