Një numër i madh i kompanive Android planifikojnë të kopjojnë iPhone X
Sistemi i kamerës TrueDepth mundëson punën e sistemit 3D për njohjen e fytyrës Face ID tek Apple dhe kjo është diçka që asnjë pajisje e Android nuk e ka në asortimentin e vet, por kjo shumë shpejt mund të ndryshojë.
Disa nga prodhuesit e telefonave Android po shqyrtojnë sensorin 3D në telefonat e tyre të ardhshëm, transmeton KosovaPress.
Huawei, Oppo dhe Xiaomi dëshirojnë të sigurojnë komponentët e sigurt për sensorin 3D, të cilin do ta sigurojnë Largan Precision, Sunny Optical, Orbbec dhe Himax Technologies.
Raportimet e mëhershme thonë se Largan po punon në zhvillimin e komponentëve për zhvillimin e sensorit 3D të kamerës, gjë e cila Apple mund t’i sigurojë sasi të nevojshme për krijimin e kamerave të veta True Depth.
Face ID është treguar si zëvendësim i shkëlqyer për funksionin Touch ID në telefonin iPhone X, kështu që një hap i tillë i prodhuesve të Androidit nuk është befasues.