“Erdhi nga tuneli dhe ma bëri me drita”, del për herë të parë dëshmia për aksidentin e Sokol Olldashit

“Erdhi nga tuneli dhe ma bëri me drita”, del për herë të parë dëshmia për aksidentin e Sokol Olldashit

Mes dëshmive për aksidentin tragjik që i mori jetën ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashit, vjen një dëshmi interesante, për të cilën flet gazetari i BBC-se, Ilir Kadia.

Kadia rrefen per biseden qe ka bere me Kiun, pronarin e kafenese afer vendit te aksidentit, shkruan “Panorama”

Rrëfimi

Koli e njihte Kiun, se unë e kisha çuar disa herë kur inspektonim tunelin e Elbasanit. Sa herë kalonte andej, Koli ndalonte dhe pinte ndonjë kafe.

Kiu më tha: “Erdhi nga tuneli, ma bëri me drita të gjata, por nuk ndaloi kësaj radhe. Unë isha jashtë, sepse binte një shi i zi dhe frynte erë e po merresha me tendën. E ndoqa me shikim makinën që iku, madje e pashë makinën kur doli nga rruga”.

Unë e pyeta: “A shkove menjëherë te vendi i aksidentit?”.

makina oldashi1

“Jo, më tha Kiu, sepse kur kam shkuar në një rast të ngjashëm, më kanë mbajtur tri ditë në polici, sepse nuk duhet të kisha prekur gjë te vendi i ngjarjes. Kur pashë që ndaluan makinat që kalonin rrugës, atëherë shkova dhe unë te kthesa”.

Unë e pyeta se kush kishte shkuar i pari? Kiu më tha se i pari kishte shkuar Zyber Tarja, banor i zonës.

Shpërndaje në: