Apple HomePod shtyhet për vitin 2018

Apple HomePod shtyhet për vitin 2018

Apple njoftoi se mikrofoni i saj i mençur HomePod nuk do të dalë në treg për Krishtlindje, transmeton KosovaPress.

Më herët ishte paraparë që pajisja do të dalë në shitje në Britani të Madhe, SHBA dhe Australi në muajin dhjetor.

Por, sot, kompania njoftoi përmes një komunikate se mikrofoni i mençur do të dal në treg në vitin 2018.

Në arsyetim për shtyrjen e daljes së pajisjes në treg thuhet, se nevojitet edhe pak kohë para se HomePod do të jetë i gatshëm për konsumatorët.

“Ne do të fillojmë dërgesat në SHBA, Britani dhe Australi në fillim të vitit 2018”, thuhet në deklaratë.

HomePod është i dizajnuar të punojë me shërbimin me parapagim Apple Music, i cili ofron qasje në më shumë se 40 milionë këngë.

Pajisja posedon asistentin virtual Siri. HomePod do të vijë me dy ngjyra, e bardhë dhe e hirtë, dhe do të kushtojë 349 dollarë në SHBA, ndërkohë që në Britani pritet të konfirmohet në ndërkohë.

Shpërndaje në: