Mësoni cilat ushqime fshehin yndyrat e shëndetshme
Kur jemi në dietë, zakonisht tentojmë t’i shmangemi yndyrës dhe kjo nuk është gjë e mirë.
Me rëndësi është njohja e yndyrave të shëndetshme. Ato që janë të pashëndetshme ngritin nivelin e kolesterinës së keqe dhe rrezikut nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, derisa yndyrat e shëndetshme e bëjnë të kundërtën, transmeton KosovaPress.
Këto janë ushqimet që fshehin yndyrat e shëndetshme:
-Peshku
Rekomandohet konsumimi i peshkut dy herë në javë.
-Avokado
Avokado mund të përdoret në disa mënyra. Përgatiteni me sallatë ose në senduiç. Ka efekte pozitive për zemër dhe zbut simptomat e osteoartritit.
Gjysma e një avokadoje mesatare është prej 115 deri 160 kalori.
Farat
Farat e kungujve, lulediellit përmbajnë yndyra që ulin kolesterinën e dobët.
Arrat
Konsumoni në ditë deri 14 arra, 24 badem, 35 kikirikë dhe 15 lajthi.
Vaji i ullirit
Mund ta përdorni në kuzhinë dhe për përgatitjen e sallatave të shijshme. Edhe pse hyn në mesin e ushqimeve të shëndetshme, duhet pasur kujdes për sasinë e përdorur, pasi megjithatë bëhet fjalë për vaj.
Perimet
Perimet e gjelbra si spinaqi kanë yndyra acidike omega-3. Pasi trupi në mënyrë të pavarur nuk mund të prodhojë këtë lloj yndyre, duhet ta konsumojmë përmes rrugës së ushqimit.
Vezët
Një ve përmban më pak se 5 gramë yndyrë të shëndetshme. Po ashtu janë të pasura me omega-3, transmeton KosovaPress.