Papa vë në ankand për bamirësi Lamborghinin
Papa Françesku ka pranuar këtë të mërkurë një Lamborghini bardhëeverdhë. Por ai nuk do ta vozisë atë hijeve të drunjve nëpër rrugët e Vatikanit, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Lamborghini Huracan është dhënë donacion. Ai kushton më shumë se 200 mijë dollarë, por që pas nënshkrimit të Papës afër rezidencës në Vatikan, ai do të vihet në ankand Sothebys’s, ku mjetet e grumbulluara do të dhurohen për bamirësi nga prifti i lartë.
Vatikani ka thënë se paratë do të shkojnë në projekte për të ndihmuar të krishterët që të rikthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre ne Nineveh në irak, të cilat ishin shkatërruar nga militantët e Shtetit Islamik.
Me ato do të ndihmohen edhe gratë që kanë qenë viktima të trafikimit dhe të detyruara në prostitucion. Për këtë dy grupe italiane kanë siguruar shërbimet shëndetësore në Afrikën Qendrore.